• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Basha i dha 100% të lejeve për punë private pasi nuk bëri asnjë investim

by A R
25/04/2019 21:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka sqaruar çështjen e lejeve të ndërtimit në kryeqytet, ku deklaroi se numri i tyre lidhet me investimet e shumta publike në kryeqytet, si sheshi Skenderbej, Pazari i Ri, shkollat e reja, kopshtet, çerdhet etj.

Duke folur në ABC News, Veliaj theksoi se gjysma e lejeve të dhëna nga ai janë punë publike, ndërkohë që në kohën e Bashës, të gjitha lejet e dhëna janë për ndërtime private, pasi nuk bëri asnjë investim.

“80 mijë metra katrorë është vetëm Bulevardi i Ri. Nga te dhenat e Instatit ka më shumë metra katrorë sepse ne keto 4 vjet janë bërë më shumë punë publike. 67 mije metra katrore janë vetëm kopshte dhe çerdhe. 100 mije metra katrore eshte leja per sheshin Skenderbej. Gjysma e lejeve janë në fakt punë publike, ndërkohë që në administratën e shkuar ndertimet ishin 100 për qind punë private, se nuk kishte punë publike”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë së Tiranës deklaroi se Tirana shtohet çdo vit me 25 mijë banorë dhe ka nevojë për 4-5 mije apartamente.

“Kritiket jane të gjithë analistë në rrogë të një ndërtuesi dhe e kuptoj filmin. Pra, ti e kupton që nje ndërtuesi nuk i intereson të ketë ndertime të tjera se do ta mbajë çmimin e lartë, se po të ketë ofertë çmimet mbahen të balancuara në Tiranë. Tirana shtohet çdo vit me 25 mijë banorë, do të thotë se ka nevojë për 4-5 mijë apartamente. Nëse nuk jemi aktivë të ruajmë balancën mes kërkesës dhe ofertës atëhetë të marrësh një apartament në Tiranë është si të marrësh një apartament në Londër. Ndërkohë për çiftet e reja, ku vetëm Bashkia e Tiranës jep 1 mijë kredi të buta në vit, do qe e pamundur të vinte në Tiranë”, deklaroi Veliaj.

/a.rada

Next Post
FOTO / Bukuroshes britanike sa nuk i del gjoksi jashtë, detyrohet ta mbajë me duar

FOTO / Bukuroshes britanike sa nuk i del gjoksi jashtë, detyrohet ta mbajë me duar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com