Kryetari i Bashkisë Tiranë dhe drejtuesi i qarkut të PS në Tiranë, Erion Veliaj është i ftuar në emisionin “Repoltix” në Report Tv me gazetarin Denis Minga. Sfidat për 25 prillin dhe fushata elektorale do të jenë në fokus të diskutimeve.

I pyetur nëse do preferonte një fletë votimi me emra ap me numra siç dhe u vendos, Veliaj tha se ndoshta ideale do të ishte me emra, por lista shfaqet probleme sidomos për Tiranën dhe për këtë iu gjend zgjidhja me nr. Ai tha se në fletën e votimit me numra të gjithë do të kontribuojnë së bashku për PS si një skuadër e madhe dhe e bashkuar.”Votimi me nr apo me emra? Zgjidhja ideale ndodhsha do të ishte me emra, ku këto personazhe kanë një logo edhe në emrin e tyre përtej asaj të PS. Por në pamundësi që lidhej edhe me printimin e fletës së votimit që erdhi nga kompania sllovene, ku sidomos në Tiranë lista do të kthehej në çarçaf me nr ishte zgjidhja e duhur. Me parimin se të gjithë bashkë bëjmë më shumë se secili veç e veç, pra të gjithë të jemi të bashkuar nën logon e PS”, tha Veliaj.