• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Basha fëmijët e vet i ka jashtë, por demokratët i sjellin në kopshtet dhe çerdhet publike

by Java News
14/06/2019 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Investimet në Njësinë 8 në kryeqytet janë dëshmia më e mirë se ky katër vjeçar të konsiderohet edhe si mandati ku fokusi kryesor i punëve që ka bërë bashkia ka qenë te e ardhmja e qytetit, fëmijët. Gjatë takimit elektoral me banorët e kësaj njësie, kandidati Erion Veliaj theksoi se falë rikonstruksionit të godinave ekzistuese dhe ndërtimit të çerdheve dhe kopshteve të reja, situata ka ndryshuar rrënjësisht. Veliaj theksoi se tashmë edhe vetë demokratët preferojnë që fëmijët e tyre t’i çojnë në çerdhet dhe kopshtet publike që ofrojnë standarde më të mira se ato private.

“U duhet thënë shokëve demokratë: çerdhja ku po shkon biri yt, a është pak më e mirë sot? Është më e mirë sepse shumë demokratë kanë futur mik për t’i çuar fëmijët në çerdhe publike, edhe pse kanë lekë për t’i çuar në privat. Sepse publiket janë bërë më të mira. Demokratëve të njësisë 8 duhet t’u themi: këto kopshtet që kemi bërë, kopshtet e njësisë tuaj, ku ju çoni fëmijët, sepse Luli i ka jashtë ose në privat, a janë më të mira sot? Janë shumë më të mira dhe ushqimi është më i mirë. Sot kemi 10 aplikime për 1 vend, ndërkohë më parë njerëzit s’i shihnin me sy çerdhet dhe kopshtet publike. Sa prej këtyre demokratëve janë futur mik për të futur fëmijët në çerdhe publike sepse janë bërë më të mira”, tha ai.

Veliaj theksoi se një nga vendimet e para të kësaj bashkie ka qenë dhe rikthimi i çekut të bebes, që Basha e hoqi. “Vetëm fakti kur një bebe vjen në jetë, që merr një çek të bebes, të cilin Edi Rama e vuri 50 mijë lekë, por e 8-fishoi tani për të parin dhe e 16-fishoi për të dytin. Për një demokrat kjo është më mirë apo më keq? Unë them se kjo është shumë më mirë”, shtoi Veliaj.

Vetëm në Njësinë 8 në kryeqytet investimet janë rritur me 320%. “Sot vetëm në këtë njësi kemi rritur 320% investimet. Do të thotë që në ditët më të vështira, kur sapo e morëm një Bashki të falimentuar bëmë kaq shumë, imagjino sa mund të bëjmë bashkë nëse më 30 qershor, nuk shkojmë në votime për inat të tyre, por për dashurinë për këtë qytet dhe të familjeve tona, në një fitore spektakolare. Sot që jemi në ditë të mira mund të bëjmë akoma më shumë për njësinë 8”, tha Veliaj, teksa renditi një sërë investimesh si Bregu i Lumit, Pazari i Ri, sheshi “Skënderbej”, etj./l.m

Next Post
Rama: ‘Shoku im’ më ka dalë duarsh! Më 1 korrik demokratët do thërrasin “Luli ik”

Rama: 'Shoku im' më ka dalë duarsh! Më 1 korrik demokratët do thërrasin “Luli ik”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Intervista / Marc Lazar: Populizmi u sfidua nga humbja e Orbanit, por nuk ka vdekur!

April 13, 2026
Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

Kronika si dëshmitare e arratisjes së Sypetritit të financave me linjën e Vjenës

April 13, 2026
Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

April 13, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Kurthet procedurale me sekuestrimin e sendeve

April 13, 2026
Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

April 13, 2026
Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

April 13, 2026
Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez: Kina duhet të marrë rol më të madh global

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez: Kina duhet të marrë rol më të madh global

April 13, 2026
Orbán, rënia e “të mbrojturit” të Merkelit që u largua nga PPE: Grushti i fortë ndaj migrantëve, komunitetit LGBT dhe mediave

Orbán, rënia e “të mbrojturit” të Merkelit që u largua nga PPE: Grushti i fortë ndaj migrantëve, komunitetit LGBT dhe mediave

April 13, 2026
Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

April 13, 2026
Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë

Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In