• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Veliaj banorëve të Shëngjergjit: Qeverisje njëlloj në të gjithë territorin e ri të Tiranës

by
26/04/2015 22:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, ishte sot në Shëngjergj të Tiranës, ku zhvilloi një takim me banorët e zonës, me të cilët diskutoi lidhur me problemet e tyre dhe se çfarë mund të bëhet më shumë.

Veliaj, i cili në zgjedhjet e 21 qershorit do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës, renditi tre çështje kryesore që do të jenë në fokus për këto zona: infrastruktura, tregtimi i produkteve bujqësore dhe zhvillimi I turizmit.

“Jam këtu për të dhënë një mesazh, se nuk do të qeverisim vetëm në qendër të Kryeqytetit, por në të gjithë territorin e ri të Tiranës”, deklaroi Veliaj pas takimit me banorët.

Ai tha se një nga çështjet kryesore ku do të ndërhyhet fillimisht është infrastruktura. “Shumë fshatra janë të izoluara me një infrastrukturë të pambaruar dhe diskriminuese, ku ca janë trajtuar si ‘të nënës’ dhe ca të tjerë si ‘të njerjkës’. Motoja jonë është: Të gjithë qytetarët e Tiranës, përfshirë edhe ata të Shën Gjergjit, janë njësoj të barabartë për bashkinë e re”.

Ai shtoi se do të marrë fund koha kur Policia Bashkiake i diskriminonte tregtarët e rregullt e të ndershëm, që me djersën e tyre mundohen t’i shesin produktet e tyre bujqësore në Tiranë.

Gjithashtu, Veliaj tha se në Shëngjergj apo zonat e tjera përreth Tiranës kanë mundësi të shkëlqyer për të zhvilluar turizmin. Sipas tij, pjesë kryesore e planit për këto zona do të jetë turizmi dhe agrobiznesi.

Next Post

Gjykata lë në burg Ermal Hoxhën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Berisha mori me dhunë pushtetin mbi protestën

July 23, 2026
Ismail Shehu zgjidhet kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik

Ismail Shehu zgjidhet kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik

July 23, 2026
Kriza politike në Kosovë, Krasniqi: Polarizimi ekstrem po pengon kompromisin, nuk jam optimist

Kriza politike në Kosovë, Krasniqi: Polarizimi ekstrem po pengon kompromisin, nuk jam optimist

July 23, 2026
Dëmtohet nga helika e skafit një person në Vlorë, dyshohet se ka pësuar prerje në këmbë

Dëmtohet nga helika e skafit një person në Vlorë, dyshohet se ka pësuar prerje në këmbë

July 23, 2026
VIDEO/ Mbyllet seanca plenare! Protestuesit qëllojnë makinat e deputetëve me vezë

VIDEO/ Mbyllet seanca plenare! Protestuesit qëllojnë makinat e deputetëve me vezë

July 23, 2026
Trump: Aleatët e NATO-s i vura në provë kur u kërkova mbështetje gjatë luftës kundër Iranit

Arabia Saudite përballë kushtit të Trumpit për marrëveshjen bërthamore, njohja e Izraelit në qendër të negociatave

July 23, 2026
83 vota pro për ligjin e ri të Policisë së Shtetit, ja ndryshimet që sjell reforma e re

83 vota pro për ligjin e ri të Policisë së Shtetit, ja ndryshimet që sjell reforma e re

July 23, 2026
“Do të justifikojë krimet e veta”, Beqiri sulmon Berishën: E quan krenari kur dëmtohet imazhi i Shqipërisë në BE

Deklarata e fortë e Idajet Beqirit: Ka forca që synojnë ta çojnë vendin në luftë civile

July 23, 2026
Mbyllet me tensione dhe bojkot seanca plenare në Kuvend

Mbyllet me tensione dhe bojkot seanca plenare në Kuvend

July 23, 2026
Kina bën thirrje për bashkëpunim më të fortë me vendet e Jugut Global

Kina bën thirrje për bashkëpunim më të fortë me vendet e Jugut Global

July 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In