• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Axhendën e Metës e paracakton Xhelal Mziu, dekonspiroi datën e zgjedhjeve

by Java News
13/06/2019 19:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Njësia 7 ku vijoi fushatën e tij elektorale, kandidati i koalicionit të majtë, “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, Erion Veliaj e ka konsideruar debatin politik dhe zhdekretimin e datës së zgjedhjeve si një lojë të organizuar nga opozita. Për këtë ai iu referua pikërisht paracaktimit të datës së re të zgjedhjeve nga ana e Presidentit të Republikës dhe të bërë publike nga kryetari aktual i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu. Sipas Veliajt zbulimi i datës së re të zgjedhjeve nga kryebashkiaku i Kamzës, ndërkohë që Presidenti i Republikës po bën konsultime me disa nga partitë e vogla dhe pa asnjë peshë politike për përcaktimin e një date të re, tregon më së miri se axhenda e Kreut të Shtetit përcaktohet nga opozita.

“Pjesa që më bëri për të qeshur është që Kamza thoshte është aq e suksesshme dhe zgjedhjet për inatin tuaj nuk do jenë në datën 30 qershor, zgjedhjet tha do jenë në datë 20 tetor. E kisha dëgjuar si thashethem, nga ata njerëz që rrinë vërdallë, Presidencës  e SHQUP, por ta shihja të shkruar që axhendën e Presidentit të Republikës e paracakton Xhelal Mziu, ky është fundi i botës zyrtarisht. Kur mendon që budallallëku nuk ka fund, kur mendon që çdo idiotësi ka një limit, kur mendon që çudia e ka kap ekstremin e vet, jetojmë në Tiranë çdo gjë mund të ndodhë, ndodh çudia e gjithë çudirave. Xhelal sapo dekonspirove presidentin. U munduan ata të shkretët të bëjnë sikur konsultojnë partitë, edhe çfarë partish, partinë e Koços, që s’ka as deputet dhe as këshilltar, parti vulë humbura, pemëthyera që nuk kanë asnjë mandat të fituar me logon e tyre. Po konsultohen?! Dhe Xhelali ngaqë si rrihet derisa të bëjë budallallëkun e radhës sapo e dekonspiroi që ata e paskan caktuar edhe datën dhe gjithë kjo qenka një lojë”, tha Veliaj në fjalën e tij.

Por ai theksoi se socialistët dhe gjithë qytetarët e ndershëm nuk do ta lejojnë kurrsesi që një grupim I caktuar politikë dhe zgjatime të tij në institucionet e vendit të mund të bëjnë lojëra me fatin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

“Nëse mendoni se mund të bëni lojë me shqiptarët kjo s’ka për të ndodhur. Nëse mendoni se mund të bëni lojë me familjet tona, kjo s’ka për të ndodhur. Nëqoftëse mendoni se do bëni lojë me qytete tona kjo s’ka për të ndodhur. Nëse mendoni se do të vini në lojë të ardhmen e fëmijëve tanë kjo s’ka për të ndodhur. Nëse mendoni se do vini në lojë të ardhmen e Shqipërisë, kjo nuk ka për të ndodhur. Ata mund të vënë në lojë njëri-tjetrin. Ata mund të luajnë demokraciash, shpiash, zgjedhjesh, doktorash, ata mund të luajnë me njëri-tjetrin, por nuk mund të luajnë me fatet e shqiptarëve, kjo nuk ka për të ndodhur. Sa mirë që u  dekonspiruar dhe treguar se sa qesharakë jeni. Sa mirë që u dekonspirua dhe u tregua se kjo është gjitha një pantomimë. Sa mirë që u diskreditua duke nxjerrë vetë datat që i keni paracaktuar nga një grusht i vogël njerëzish që nuk menaxhon dot një qytezë të vogël le më të menaxhojë fatet e Shqipërisë. Sa mirë që ju doli boja. Sa mirë që të gjithë të ligjtë e këtyre 30 viteve fatkeqësi janë bërë bashkë sepse më në fund 30 qershori nuk është vetëm zgjedhje bashkie, por janë një referendum për tu ndarë nga kjo kope zullumqarësh”, u shpreh Veliaj.

Gjithashtu ai theksoi se për të bërë dallimin mes atyre që punojnë për vendin dhe qytetin dhe atyre që punojnë për interest e tyre dhe të partisë duhet parë ajo që përfaqëson sot Tirana dhe Kamza. “Teksa po vija këtu, lexova një nga gjërat më qesharake që kisha lexuar ndonjëherë, replika e Bashkisë së Kamzës me Bashkinë e Tiranës, ku i thuhej Bashkisë së Tiranës që duhej të marrë shembull Kamzën, si modeli më i mirë i menaxhimit dhe pyetja që më lindi është: Çfarë ekzaktësisht duhet të marrim shembull? Faktin që nuk mblidhen plehrat shtatë ditë, mblidhen plehrat vetëm 4 herë në muaj; duhet të marrim shembull që ana e tyre e lumit është e gjitha me plehra dhe ana jonë e lumit është e gjitha xixë; duhet të marrim shembull në fakt që në fakt therret viçi, pula, glasat, puplat te dera e Bashkisë së Kamzës. Fakti që shërbehet ushqimi i fëmijëve në treg, te kanali i ujrave të zeza, fakti që është ndërtuar pa leje kudo, më thuaj ekzaktësisht apo të marrim atë kiçin që çdo quhet Manhatan , Miami e Las Vegas për tu bërë gaz i botës. Çfarë ekzaktësisht duhet të marrim shembull ne nga Kamza, se nuk jam i qartë?! Si ka mundësi që e gjithë Kamza vjen punon në Tiranë? Del shëtitje në Tiranë, shkon në park në Tiranë, në kënde të lojrave në Tiranë, në kinema në Tiranë, në jetë kulturore në Tiranë, koncert, teatër, shfaqje në Tiranë? Si ka mundësi që e gjithë Kamza është në Tiranë? Ende nuk kam takuar një njeri që të thotë që Xhelali e ka bërë lule Kamzën, po shkoj ta pij kafen në Kamzë?! Në fakt është e anasjellta, të gjithë vijnë në Tiranë për çdo moment të bukur që kanë. Tani kemi filluar marrim edhe kërkesa për celebrime në Tiranë dhe u them: E kuptoj që keni dëshirë por nuk celebrojmë dot një të Bashkisë tjetër, duhet të jesh rezident i Tiranës. Ne përditë marrim petiçione nga Paskuqani, Bathorja, thonë: Aman na aneksoni në Tiranë se nuk jetohet më! Çfarë ekzaktësisht duhet të marrim shembull?”, tha Veliaj./l.m

Next Post
Alarmi i prestigjiozes “Times”: ISIS po përgatit sulme në Europë

Gjenerali amerikan: Prania e ISIS në Afganistan është “shumë shqetësuese”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

November 8, 2026
VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

November 8, 2026
SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

November 8, 2026
Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

November 8, 2026
Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

November 8, 2026
‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

November 8, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 8 nëntor 2026, dashuria, paratë dhe fati për të gjitha shenjat

November 8, 2026
Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

November 8, 2026
“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In