• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Ata që s’mbushin dot gropat e oborrit të partisë së tyre, nuk e rregullojnë dot Tiranën me premtime për avionë e trena falas. Strategjia jonë…!

by Java News
10/04/2023 18:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se një parti e cila nuk mbush dot gropat e oborrit të saj, nuk mund të bëjë dot asnjë punë në Tiranë.

“Për të gjithë ata që i sulen shërbimit të pastrimit të Tiranës dhe duan që Tirana të kthehet në kohën e zhulit, e për të gjithë ata që thonë se do i bëjmë të gjithë këto gjëra pa lekë, kam vetëm një gjë për t’u thënë: Shikoni si i kanë selitë e partive tëi tyre! Kaloni përpara selisë së PD-së dhe shikoni si i parkojnë makinat; do kuptoni se ata që nuk dinë të parkojnë tek shtëpia e tyre, nuk rregullojnë dot parkimin në Tiranë. Shikoni si e kanë zënë gjithnjë korsinë e autobusëve, si i vendosin Range Rover-at kalapiç njëra mbi tjetrën, pastaj shikoni asfaltin në oborrin e PD! Plot me gropa! A thua se është selia e një partie në Ukrainë, që sapo është bombarduar.

Një parti që nuk mbush dot gropat e oborrit të saj, do mbushë gropat dhe do asfaltojë Tiranën? Shikoni sa ndërtime pa leje kanë në oborrin e tyre. Kanë tre kafe pa leje, në oborr të tyre. Ata që nuk pastrojnë dot oborrin e tyre nga inertet, nga ndërtimet pa leje, nga trastat, nga hunjtë – ende nuk kanë pastruar hunjtë e sherrit të fundit, kur dogjën partitë e tyre – ata që djegin shtëpinë e tyre, do rregullojnë shtëpitë tona?! Ata që nuk pastrojnë dot plehrat e oborrit të tyre, do pastrojnë Tiranën tonë? Ata që nuk dinë të parkojnë makinat e tyre, do rregullojnë parkimin në Tiranë?!

Ata që nuk i hedhin dot një kovë asfalt? Quaje si të duash, elektoral, demokratik, liri-demokraci, ‘E duam Shqipërinë si gjithë Evropa’, por ata që nuk mbushin dot gropat e tyre, të një oborri partie, do rregullojnë 1250 kilometra katrorë të Tiranës?! Ndaj, motra e vëllezër, kokën lart, se ka vetëm një grup, vetëm një skuadër, ka vetëm një ekip i Bashkisë së Tiranës që mund të pastrojë qytetin, që mund të rregullojë rrugët, të sistemojë trafikun dhe parkimin dhe që mund ta bëjë gjithë këtë pa qenë të idhnuar!”, u shpreh Veliaj.

Veliaj: Fushata jonë moderne, jo me sharje e ndotje

Kreu i Bashkisë së Tiranës dhe drejtuesi politik i PS për Qarkun, Erion Veliaj tha se fushata e Partisë Socialiste do të jetë moderne, siç i ka hije Tiranës së viteve të fundit.

“Kemi marrë një vendim shumë të rëndësishëm dhe sot ky ndoshta është një nga aktivitetet e mia të fundit si kryetar bashkie për mandatin e dytë, pasi futem në garë si kandidat për mandatin e tretë. Di t’ju them një gjë: Vendimi që kemi marrë është se forca jonë politike nuk do prodhojë asnjë poster, nuk do ngjisë asnjë letër, nuk do ketë asnjë konsum që ua shton barrën, mundin, sfilitjen gjatë kësaj fushate.

Duke qenë ne të parët që fondin e fushatës do e çojmë vetëm për gjelbërim, vetëm për më shumë pemë dhe infrastrukturë, që i mbetet qytetit, kemi dhënë shembullin e parë se fushatat elektorale nuk duhet të jenë një harbim kolektiv i prodhimit të mbeturinave. Ajo Tirana e shpartalluar, ku çdo mur i mbushur me postera, çdo shtyllë e mbushur me pankarta, çdo cep pallati i mbushur me pisllëqe elektorale, është një Tiranë që e lamë pas në 2015.

Për sa i përket skuadrës time, ekipit që unë përfaqësoj, ne nuk do të prodhojmë asnjë ndotje gjatë këtyre 30 ditëve të fushatës, sepse besoj se një nga mënyrat se si mund të ndihmojmë pastruesit është duke prodhuar sa më pak ndotje, për të treguar që fushatat moderne, Tirana moderne, komunikimi modern, nuk është ai i zhulit, sharjeve, i letrave, i pisllëqeve, farave, shisheve nëpër mitingje, por i gjelbërimit, i pastrimit të një kulture evropiane”, tha Veliaj./m.j

Next Post
Gjenden 8 armë zjarri në një furgon në Portin e Durrësit, sekuestrohen. Shoqërohet shoferi

Gjenden 8 armë zjarri në një furgon në Portin e Durrësit, sekuestrohen. Shoqërohet shoferi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

September 2, 2026
Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

September 2, 2026
Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

September 2, 2026
Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

September 2, 2026
Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

September 2, 2026
Flakët e zjarrit rrezikojnë edhe fshatin Lundrë të Matit, i afrohen banesave!

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 4 vatra ende aktive! Flakët përfshijnë Dajtin, Bulqizën dhe Matin

September 2, 2026
Rregullorja e re e GJKKO, SafeJournalists: Të rishikohet! Kufizohen gazetarët dhe informimi publik

GJKKO nën akuzë për censurë ndaj medias, Kikia: Rregullorja e re cenon lirinë e medias dhe të drejtën e mbrojtjes

September 2, 2026
Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

September 2, 2026
“Po shkelet hapur Kushtetuta”/ Grenell mbështet 6 deputetët e LDK-së: Miq të mëdhenj të Amerikës

“Po shkelet hapur Kushtetuta”/ Grenell mbështet 6 deputetët e LDK-së: Miq të mëdhenj të Amerikës

September 2, 2026
Rey Manaj shpërthen me dopietë, sulmuesi kuqezi i jep skuadrës pikën në barazimin 2-2

Rey Manaj shpërthen me dopietë, sulmuesi kuqezi i jep skuadrës pikën në barazimin 2-2

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com