• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Ata që shesin në oborrin e shkollave, të zhvendosen në tregje

by A R
09/08/2017 12:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës ka nisur rikonstruksionin e plotë të shkollës 9-vjeçare “Vasil Shanto”, ku mësojnë rreth 1300 nxënës. Punimet u inspektuan nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili siguroi se në shtator shkolla do të jetë gati për të pritur nxënësit.

“Jam shumë i kënaqur që rikthehemi te shkolla “Vasil Shanto”, pas rregullimeve dhe investimit në territoret e jashtme që sot janë kthyer jo vetëm në një aset për shkollën, por për të gjithë komunitetin që kalon kohën e lirë. “Vasil Shanto” është një nga shkollat elitë të qytetit të Tiranës, ndaj po bëjmë një investim i cili të jetë në të njëjtin nivel siç është edhe cilësia e mësimdhënies në këtë shkollë”, tha Veliaj, teksa njoftoi se investimi parashikon ndërhyrje në rrjetin elektrik, nyjet sanitare dhe në instalimin e sistemit të ngrohjes.

Investimi tjetër i rëndësishëm në shkollën “Vasil Shanto” është edhe rikonstruksioni i palestrës, e cila ka pësuar dëmtime ndër vite. “Kjo është palestra ku vjen e gjithë udhëheqja sa herë ka zgjedhje dhe numërohen votat e Njësisë 5. Besoj se tani duhet të kalojmë nga kjo butafori e një palestre që bëhet e famshme njëherë në 2 vjet kur ka zgjedhje, në një realitet që duhet të ndryshojë për ata që këtë palestër ta përdorin përditë, që janë nxënësit e “Vasil Shantos”. Ndaj më vjen mirë që investimet e bashkisë do të prekin totalisht këtë palestër, siç kemi akomoduar ambientet e jashtme dhe ato të mësimdhënies, për t’i vënë një theks më të madh sportit”, u shpreh ai.

Krahas përmirësimit të infrastrukturës për mësimdhënie, Bashkia e Tiranës do të vijojë mbështetjen me bursa për nxënësit ekselentë. Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se për këtë vit janë buxhetuar 3 mijë bursa për më të mirët. “Këtë vit kemi buxhetuar 3 mijë bursa për nxënësit ekselentë. Vitin e kaluar kishim rreth 2880, një nismë që u fillua nga Edi Rama kur ishte kryetar bashkie, dhe më vjen mirë që e kemi rikthyer për nxënësit me dhjeta. Kështu që kemi planifikuar më shumë bursa këtë vit, me shpresë që do të kemi më shumë nxënës me dhjeta”, tha Veliaj.

Gjithashtu, kreu i Bashkisë kërkoi mirëkuptimin e tregtarëve, të cilët shesin në ambientet e shkollës “Vasil Shanto”, që të zhvendosen në tregjet e licencuara nga Bashkia dhe që ofrojnë të gjitha kushtet e nevojshme. “Dua t’u kërkoj me mirëkuptim të gjithë atyre që prej vitesh në mënyrë abuzuese shesin në perimetrin e shkollës “Vasil Shanto” produktet e tyre ushqimore. Ky nuk është një treg, ky është një institucion arsimor. Tregu është vetëm 50 metra larg, ku ka ende hapësira bosh. Unë e kuptoj që nuk është e këndshme asnjëherë të shikosh policët bashkiakë që mundohen të lirojnë trotuaret, por duhet të kuptoni që për sa kohë që ky qytet i ka tregjet, e ka pazarin e madh, ka disa hapësira të vogla pothuajse në çdo lagje, është shumë e rëndësishme që të shesim aty”, deklaroi Veliaj.

“Ju kërkoj mirëkuptim të gjithë qytetarëve, që përpara se të kalojmë histeri nëpër rrjete sociale, të kuptojmë se ka një vend ku shitet, ka një vend ku mësohet, ka një vend ku banohet, ka një vend ku ecet. Po ndjekim modelet më të mira perëndimore, ku hapësirat janë të ndara. Ndaj ju kërkoj mirëkuptim që nga perimetri i shkollës ‘Vasil Shanto’, nga perimetri i çerdheve dhe kopshteve, nga trotuaret ku ecin qytetarët, t’i lirojmë këto hapësira pa qenë nevoja që Policia Bashkiake të kërkojë lirimin e tyre”, theksoi Veliaj.

Projekti i nisur nga Bashkia e Tiranës parashikon ndërtimin e ambienteve të reja teknike, dhomave të zhveshjes, magazinë, rikonstruksionin total të dyshemesë së palestrës, nyjet sanitare duke përfshirë edhe zëvendësimin e rrjetit të furnizimit me ujë, rrjetit të shkarkimeve, zëvendësimin e pajisjeve hidrosanitare. Gjithashtu, falë këtij investimi do të vendosen dritare dhe dyer të reja duralumini, sinjalizimet, sistemet e mbrojtjes kundër zjarrit si dhe një sistem qendror ngrohjeje. Një kujdes po i kushtohet edhe sistemimit dhe gjelbërimit të territorit të jashtëm. /b.d

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më kanë përgatitur skenarin e vrasjes”, Laçi: Më ofruan miliona euro që të mos dëshmoj kundër Berishës

“Më kanë përgatitur skenarin e vrasjes”, Laçi: Më ofruan miliona euro që të mos dëshmoj kundër Berishës

November 27, 2026
Konflikt mes disa personave në Fier, 3 shoqërohen në polici

Konflikt mes disa personave në Fier, 3 shoqërohen në polici

November 27, 2026
Aksident në rrugën Pejë–Prishtinë, plagosen 10 persona

Aksident në rrugën Pejë–Prishtinë, plagosen 10 persona

November 27, 2026
Putin prezanton nëndetësen e parë bërthamore me raketa hipersonike “Zircon”: Rusia vijon modernizimin e marinës! (VIDEO)

Putin prezanton nëndetësen e parë bërthamore me raketa hipersonike “Zircon”: Rusia vijon modernizimin e marinës! (VIDEO)

November 27, 2026
Samiti në Tiranë me BE-në për Planin e Rritjes, Rama publikon pamjet nga takimet: 48 orë të mbushura me Europë për Ballkanin Perëndimor! (VIDEO)

Samiti në Tiranë me BE-në për Planin e Rritjes, Rama publikon pamjet nga takimet: 48 orë të mbushura me Europë për Ballkanin Perëndimor! (VIDEO)

November 27, 2026
Berisha u jep zemër demokratëve nga Kamza: E di që jeni rraskapitur në opozitë, por jemi në kilometrin e fundit!

Berisha u jep zemër demokratëve nga Kamza: E di që jeni rraskapitur në opozitë, por jemi në kilometrin e fundit!

November 27, 2026
Superiorja/ Derbi i kryeqytetit me katër penallti, Partizani fiton, i ikën fundit të tabelës dhe thellon krizën e Dinamos!

Superiorja/ Derbi i kryeqytetit me katër penallti, Partizani fiton, i ikën fundit të tabelës dhe thellon krizën e Dinamos!

November 27, 2026
Itali miraton ligj të ri, kufi për nxënësit e huaj dhe kuotë 30%, ndalon edhe burkat në shkolla!

Itali miraton ligj të ri, kufi për nxënësit e huaj dhe kuotë 30%, ndalon edhe burkat në shkolla!

November 27, 2026
E pazakontë në futbollin shqiptar, lojtari kafshon kundërshtarin në ndeshjen Pogradec-Iliria! Ndëshkohet me karton të kuq

E pazakontë në futbollin shqiptar, lojtari kafshon kundërshtarin në ndeshjen Pogradec-Iliria! Ndëshkohet me karton të kuq

November 27, 2026
Aksidenti i rëndë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, humb jetën pas plagosjes së rëndë drejtuesi 64-vjeçar i motorit! U përplas nga 35-vjeçari me mjet

Aksident dramatik në Orikum, 3 të plagosur nga përplasja e dy makinave, ja si paraqitet gjendja e tyre në spital!

November 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In