• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Ata që protestojnë, asnjë interes që Shqipëria të ecë përpara

by A R
06/06/2019 19:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati i PS, njëherësh edhe kryetar i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha sot nga Njësia 1, se kryeqyteti ka ndryshuar shumë në 4 vjet dhe se nuk mund të pranojë leksione se si bëhen punët nga kryetarë bashkie që qytetet e tyre i kanë lënë në një gjendje të mjerueshme. Ai i ktheu përgjigje deklaratës së kryetares së bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, e cila gjatë një emisioni televiziv deklaroi se ishte edhe ajo gati që të hidhte bomba molotov në Tiranë.

“Dëgjova sot Voltanën që thoshte të kisha molotov i kisha rënë edhe unë. Po ti moj grua e ftillove Shkodrën, që të erdhi tani koha të sulmosh me molotov Tiranën? Shkodra është sot qyteti që ka degraduar më shumë. Pyetja që kam unë për këta njerëz, për Xhelalin, Voltanën, që tërë ditën pinë kafe në Tiranë, është: Kur qenka bërë kaq mirë Kamza dhe Shkodra, pse nuk rrinë atje? Janë të parët që mezi presin të ikin nga qytetet ku janë votuar për t’i drejtuar. Kur Tirana qenka bërë kaq keq sa ju duhet t’i suleni me molotov, pse nuk na bëni një ditë ekskursion në Shkodër ose në Kamzë, ose në këto vende që janë degraduar?” – tha Veliaj.

Por, ai theksoi se Partia Socialiste me fitoren që do sigurojë në 30 Qershor do t’i kthejë edhe këto qytete në rrugën e duhur. “Ka vetëm një forcë që bën qytet dhe që bën shtet. Ajo është Partia Socialiste e Shqipërisë. Edhe në Kamzë, edhe në Shkodër do të bëjmë mrekulli. Dita kur ka mbërrit që kryetari i bashkisë së Shkodrës të rrijë vetëm në Tiranë dhe të mos dojë të kthehet në shtëpi të vet, është një ditë e zezë për Shkodrën”, – tha Veliaj.

Më tej ai shtoi se ata që protestojnë sot për 4 vitet e fundit në Tiranë, nuk mbollën qoftë edhe një pemë për t’i lënë të ardhmes së qytetit një pajë të gjelbër. Kjo, sipas tij, ka ardhur jo se ata nuk dinë, por se nuk kanë asnjë interes që ky qytet dhe Shqipëria të ecë përpara, pasi të ardhmen e fëmijëve të tyre e shohin jashtë vendit.

“Kujtoni pak, para 4 vitesh kopshtet i gjetëm tamam si burgjet e asaj kohe. Lëpihej mureve jeshilja e lagështirës, me ujëra të zeza, dilte myku e rritej kërpudha atje ku rriteshin fëmijët. Sot jemi në një situatë ku ndoshta nuk jemi perfektë, por çerdhet dhe kopshtet publike të Tiranës, edhe shkollat e reja, janë model. Nuk është puna që s’dinë, ata nuk duan, se për sa kohë që fëmijët i ke jashtë, për sa kohë që pasaportat i ke të huaja, mjafton t’ia bësh flatrave kështu, dhe sa mirë me qenë shqiptar, dhe disa njerëz vazhdojnë votojnë ata që Shqipërisë i kanë bërë vetëm keq. Se po ta shihnin fëmijën e tyre që do shkojë tek një çerdhe publike, tek një kopsht publik, tek një shkollë publike, nuk do t’i linin ashtu. Por ngaqë nuk e shohin të ardhmen në Shqipëri, ngaqë kanë ndërruar shtetësinë dhe Shqipërinë e shohin vetëm mish për top, dhe mundësi për karrige, ndaj dhe nuk i bëjnë. Ju mendoni se me gjithë atë energji, me gjithë atë molotov, nuk mund të mbjellin një pemë, nuk mund të bëjnë një ditë pastrimi, 4 vjet? Mirë që nuk erdhën 4 vjet në këshill bashkiak, por 4 vite nuk mbollën një pemë. E dini pse? Nuk e shohin të ardhmen këtu. I kanë zgjidhur kalamajtë e tyre, i kanë zgjidhur hallet e tyre, i kanë zgjidhur pasaportat e tyre të huaja, dhe ne u themi atyre në daç hajdeni, në daç mos hajdeni, por ne plan tjetër përveç Tiranës dhe Shqipërisë nuk kemi. Kemi vetëm këtë plan dhe vetëm këtë qytet”, – shtoi Veliaj.

Next Post
Londra: Një marrëdhënie e re është e mundur vetëm nëse Moska ndryshon sjellje

Londra: Një marrëdhënie e re është e mundur vetëm nëse Moska ndryshon sjellje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lura digjet, Prokuroria të zgjohet!”- Manja kritika organit të akuzës: Gjeni zjarrvënësit! Nëse zvarriten hetimet, i drejtohem ILD për…

“Lura digjet, Prokuroria të zgjohet!”- Manja kritika organit të akuzës: Gjeni zjarrvënësit! Nëse zvarriten hetimet, i drejtohem ILD për…

August 14, 2026
Zjarret në vend, Cara: Mbi 3900 ndërhyrje, rritje me 12% në krahasim me një vit më parë

Betejë me zjarret në 7 zona, Ministria e Mbrojtjes për situatën: 10 vatra aktive, në Lurë aksion me 300 forca e 2 avionë! Prioritet jeta e qytetarëve

August 14, 2026
VIDEO virale nga SHBA-të, dhitë ‘pasagjere’ hipin në urbanin e Oregonit, shikoni pamjet!

VIDEO virale nga SHBA-të, dhitë ‘pasagjere’ hipin në urbanin e Oregonit, shikoni pamjet!

August 14, 2026
Trazira në Jemen, 6 të vrarë nga sulmi i rebelëve Huthi në qytetin Mocha!

Trazira në Jemen, 6 të vrarë nga sulmi i rebelëve Huthi në qytetin Mocha!

August 14, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

August 14, 2026
Ish-profesori i Kembrixhit gjendet i vdekur disa ditë pas akuzave për plagjiaturë, mister shkaqet!

Ish-profesori i Kembrixhit gjendet i vdekur disa ditë pas akuzave për plagjiaturë, mister shkaqet!

August 14, 2026
Batuta mes kryebashkiakut të Selenicës e Kryeministrit! Bellaj: Kemi nxjerrë ujë të kripur këtu! Rama: Faleminderit për informacionin se deti ka ardhur në majë të malit!

Batuta mes kryebashkiakut të Selenicës e Kryeministrit! Bellaj: Kemi nxjerrë ujë të kripur këtu! Rama: Faleminderit për informacionin se deti ka ardhur në majë të malit!

August 14, 2026
Këshilltari i Trump akuzon armiqtë e Infantinos: Ata kanë nevojë për ekzaminim psikik! Janë xhelozë, kjo është politikë

Këshilltari i Trump akuzon armiqtë e Infantinos: Ata kanë nevojë për ekzaminim psikik! Janë xhelozë, kjo është politikë

August 14, 2026
E bujshme nga “New York Times”: Moldavia në shënjestër të Putinit për të goditur NATO-n! Agjentë rusë, priftërinj, kamp në Serbi dhe…

E bujshme nga “New York Times”: Moldavia në shënjestër të Putinit për të goditur NATO-n! Agjentë rusë, priftërinj, kamp në Serbi dhe…

August 14, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Pse Shqipëria e fiton gjyqin për Aeroportin e Vlorës?

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com