• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Ata që ju premtojnë tramin, taksa zero e çdo gjë falas, nuk i besojnë as vetë ato që thonë

by Java News
05/04/2023 19:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë prezantimit të kandidatëve të PS për Këshillin Bashkiak, u ndal edhe tek premtimet e kandidateve të opozitës, të cilat i quajti eksperimente të parealizueshme, që fyejnë inteligjencën e kujtdo që i dëgjon.

“Pasi morëm dëtyrën, numri i bizneseve të regjistruara në Tiranë është rritur me 48%. Sot Tirana ka 55 mijë biznese, nga 37.500 që kishte në vitin 2015. Pra, 18 mijë biznese të reja. Për të gjithë ata që mendojnë se e vetmja mënyrë për t’i marrë vota biznesit, është duke thënë se s’do ketë më taksa… se si nuk do ketë më taksa, por ama do bëhet edhe çdo gjë falas, unë këtë nuk e di! E provoi ai qoftëlargu tjetër, por nuk funksionoi ai eksperiment, se nuk mund të thuash do rritet djathi, por pa qumësht. Duhet të rritet edhe qumështi, që të ketë edhe djathë. Nuk mund të thuash që do fryhen detet, por s’do ketë më lumenj, se po u thanë lumenjtë, si do fryhen detet? Ndaj, utopi të tilla, të cilat i kemi dëgjuar edhe më parë me tramin imagjinar, që premtojnë se biznesi nuk do të paguajë asgjë, se taksa e ndërtimit nuk do jetë më për ndërtuesit, se do hiqen edhe të gjitha taksat e tjera, do hiqet taksa e pastrimit, taksa e gjelbërimit, por nga ana tjetër çdo gjë tjetër do jetë falas, është vërtetë të fyesh inteligjencën e njerëzve në vitin 2023, ose të tregosh që s’ke mbaruar as gjimnazin, se një njeri me diplomë gjimnazi, nuk thotë gjëra të kësaj natyre,” u shpreh Veliaj.

Për kreun e Partisë Socialiste të Tiranës, mënyra e taksimit progresiv është ajo që ka dhënë rezultate për të gjithë.

“Ne e kemi provuar dhe po, ata që fitojnë më shumë, do paguajnë më shumë. Kush ndërton një kullë në Tiranë do ta paguajë taksën më të lartë, se nuk do jenë gjyshërit ata që do paguajnë taksa për të ndërtuar rrugët dhe për të ndërtuar parqet. Se fundja betonieret, kamionët, trajlerat i dëmtojnë më shumë rrugët sesa një gjyshe që shkon në pazar për të blerë fruta dhe perime. Ne kemi treguar që, po, biznesi do paguajë taksa. Të gjithë ata që fitojnë shumë në këtë qytet dhe janë bërë të pasur prej mbarëvajtjes së punëve në këtë qytet, do kontribuojnë diçka. Sigurisht që, biznesi i vogël do ta ketë taksën 0 dhe biznesi i vogël e ka taksën e biznesit 0. Por, nëse nuk kontribuojmë të gjithë, secili sipas takatit të vet, ne nuk mund të kemi një qytet që mund të përballë koston e ndërtimit të rrugëve, të shkollave, të kopshteve, të çerdheve, të mbjelljes së pemëve, të pastrimit të këtij parku, të pastrimit dhe të ndriçimit të gjithë këtij qyteti. Ndaj, për t’ju dëshmuar që jemi jo vetëm të majtë solidarë, besojmë tek rishpërndarja, besojmë tek tatimi progresiv, por kemi provuar që me punën tonë biznesi jo vetëm s’ka falimentuar, por është rritur në masën 48%, edhe në Këshillin Bashkiak do kemi përfaqësues të biznesit, sepse duke e pasur aty, e kuptojnë ku shkojnë paratë, e kuptojnë ku shkojnë taksat dhe e kuptojnë ku shkon çdo qindarkë,” deklaroi Veliaj.

Veliaj: E duam Këshillin Bashkiak për të bashkëpunuar me Qeverinë për punët e mira, siç kemi bërë deri sot

Gjatë prezantimit të kandidatëve të rinj për Këshillin Bashkiak të Tiranës, kryebashkiaku I Tiranës, Erion Veliaj tha se bashkia është një instrument që shërben për të bashkëpunuar me Qeverinë për vijimin e projekteve dhe punëve të mira për kryeqytetin. Ai tha se bashkia nuk është instrument për të shkatërruar dhe për t’u përleshur me njëri-tjetrin, siç duan ta kthejë opozita.

“Një pjesë e politikës, sidomos ata që kemi përballë, thonë na e jepni votën që ta përdorim Bashkinë për të filluar një luftë me Qeverinë. Madje, disa të tjerë shkojnë edhe më larg, duke thënë na e jepni votën se po të jemi të fortë në Bashki do fillojmë një luftë edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne nuk e duam Bashkinë, Këshillin Bashkiak dhe votën për Partinë Socialiste as për karshillëk, as për luftë me Qeverinë. E duam si një instrument që bashkë me Qeverinë të bëjmë punët e mrekullueshme, siç bashkë me qeverinë bëmë shkollat, Pazarin e Ri, Unazën e Madhe, Sheshin Skënderbej, transformuam Parkun e Liqenit, po transformojmë Parkun e Farkës, ndërtuam Bulevardin e Ri. Ne jemi bashkë sepse rrënja e fjalës Bashki është të qenit bashkë me Qeverinë”, tha Veliaj.

Kryetari i Partisë Socialiste ironizoi Sali Berishën kur tha se e do Bashkinë për hallet e tij, për t’i shpallur luftë Amerikës, që e ka shpallur ‘non grata’.

“‘Qoftë largu’ apo ‘larg qofti’, quajeni si të doni, na thoshte na jepni votën që t’i hapim luftë Amerikës. Ne nuk e duam Bashkinë që t’i hapim luftë Amerikës, Anglisë apo Qeverisë sonë, por e duam që ta forcojmë bashkëpunimin. Një votë për PS është një votë për bashkëpunim, për punë, për ta ndihmuar njeri-tjetrin, për ta financuar qytetin, për të mbështetur vendimet e qytetit. Jo si kokë dashi, jo si vare, jo si çekiç, jo si kazëm, për të shkatërruar dhe për t’u përleshur me njeri-tjetrin. Për të gjithë ata që janë të djathtë u bëj një thirrje: jo vetëm që ne nuk e braktisim detyrën, jo vetëm që nuk gënjejmë, me tram e me çudira të tjera – ai që fiton nuk gënjen dot sepse të hënën pas votimeve do të gdhihet në Bashki dhe do duhet të marrë vendime – jo vetëm kaq, por kemi kuptuar që lufta, pengesat, stërkëmbëshat janë një kohë e humbur që nuk kthehen më”, nënvizoi Veliaj.

Veliaj: Në demokraci, të fshihesh si pronar anonim mediash e t’u vësh gjobë të tjerëve, është akt që dënohet

Teksa prezantoi kandidatin e Këshillit Bashkiak, Hermes Kafexhiu, i cili përfaqëson zonën e Astirit dhe Njësinë 14 në Tiranë, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se i vjen mirë që skuadrës I është bashkuar edhe një gazetar dinjitoz. Ai preku edhe çështjen e gjobave që portale të ndryshme vendosin për përfitime personale të pronarëve të tyre.

“Më vjen mirë që një gazetar i bashkohet skuadrës sonë, në një kohë kur kemi një debat mbi çfarë quhet media. Anonimati i një gazetari është ndryshe nga anonimati i pronarit të medias. Gazetari mund të shkruajë në anonimi, gazetari mund të ketë mendimet e tij sepse në demokraci biem dakord që të mos biem dakord. Por, në demokraci nuk biem dakord që të vësh gjoba dhe të bësh shantazh. Të fshihesh si pronar anonim dhe t’i kërkosh të tjerëve pagesë që të mos sulmosh një kompani supermarketesh, një kompani celularësh, një linjë autobusësh apo një politikan dhe të kërkosh pagesë mujore prej tyre, kjo është gjobë dhe kjo dënohet me ligj. Ndaj, në emër të të gjithë gazetarëve dinjtitozë, jam i lumtur që Hermesi është me skuadrën tonë. Unë besoj se në fushën e gazetarisë shumica janë të drejtë, janë të mirë dhe profesionistë, dhe një pakicë e vogël nuk mund të shëmtojë të gjithë industrinë dhe komunitetin e gazetarëve”, u shpreh Veliaj./m.j

Next Post
Moti/ Po vjen stuhia nga jugu! Qytetet ku do të bjerë nesër dëborë

Moti/ Po vjen stuhia nga jugu! Qytetet ku do të bjerë nesër dëborë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit: Do të jetë nën kontroll të rreptë derisa të hiqet bllokada amerikane

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit: Do të jetë nën kontroll të rreptë derisa të hiqet bllokada amerikane

April 18, 2026
“45 molotovë”, Policia jep detaje: Arrestuam 11 protestues, Klevis Balliu dhe Aulon Kalaja procedohen penalisht

“45 molotovë”, Policia jep detaje: Arrestuam 11 protestues, Klevis Balliu dhe Aulon Kalaja procedohen penalisht

April 18, 2026
Britanikët pendohen për Brexit, 10 vjet më vonë, duan rikthim në Bashkimin Europian

Britanikët pendohen për Brexit, 10 vjet më vonë, duan rikthim në Bashkimin Europian

April 18, 2026
Rama në Barcelonë për samitin e demokracisë, takohet me Sánchez

Rama në Barcelonë për samitin e demokracisë, takohet me Sánchez

April 18, 2026
DAP zbarkon në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit, nisin kontrollet e befta në qeli

DAP zbarkon në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit, nisin kontrollet e befta në qeli

April 18, 2026
Rama: Bonus qiraje për banorët derisa pallati të riparohet 100% nga ndërtuesi

Rama: Bonus qiraje për banorët derisa pallati të riparohet 100% nga ndërtuesi

April 18, 2026
Fitoi përballë Orbánit, Magyar jep intervistën e parë pas zgjedhjeve: Nuk më ftonit dhe më fyenit çdo ditë, jeni si Goebbels!

Fitoi përballë Orbánit, Magyar jep intervistën e parë pas zgjedhjeve: Nuk më ftonit dhe më fyenit çdo ditë, jeni si Goebbels!

April 18, 2026
Muzeut Historik Kombëtar i rikthehet shkëlqimi, finalizohet restaurimi i plotë i fasadës

Muzeut Historik Kombëtar i rikthehet shkëlqimi, finalizohet restaurimi i plotë i fasadës

April 18, 2026
Sfida e zvarritjeve gjyqësore, ministri Gogu: Drejtësi e aksesueshme për të gjithë dhe që funksionon çdo ditë

Sfida e zvarritjeve gjyqësore, ministri Gogu: Drejtësi e aksesueshme për të gjithë dhe që funksionon çdo ditë

April 18, 2026
Shtëpia e Bardhë ndalon bastisjet në Liban, Netanyahu: I shokuar nga Donald Trump

Shtëpia e Bardhë ndalon bastisjet në Liban, Netanyahu: I shokuar nga Donald Trump

April 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In