• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Veliaj artistët: “Do të çlirojmë hapësirat publike për t’ia kthyer artit dhe kulturës së qytetit”

by
18/05/2015 11:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Do të çlirojmë hapësirat e zëna publike për t’ia dhënë artit dhe kulturës së Tiranës. Kështu tha sot Erion Veliaj, kandidat i së majtës për Bashkinë e Tiranës, në dëgjesën me artistët. Ai tha se arti nuk duhet të jetë një vend ku punësohen militantët e partisë, por nga ana tjetër edhe biznesi duhet të kontribuojë për zhvillimin e tij.

 “Disa institucione që sot janë bërë insitutcione të qeverisë qendrore, siç është Cirku i Tiranës apo Teatri Kukullave, duhet t’i kthehen bashkisë. Disa hapësira që burojnë art dhe që financojnë art, në nivel lokal, duhet të kthehen si kompetenca të bashkisë. Arsyeja që kanë shkuar tek qeveria qendrore është sepse kanë dështuar si sipërmarrje bashkiake, por duhet të rikthehen aty ku kanë vendin”, u shpreh Veliaj.

 Sipas Veliajt, arti nuk duhet të përqendrohet vetëm në qendër të qytetit, por edhe në zonat periferike të Tiranës. “Do të çlirojmë hapësirat publike, të zëna ose të dhëna nga bashkia te privatët, do ta largojmë Bashkinë e Tiranës nga roli për promovuar kafe dhe strip-klube”, tha ai.

 “Unë nuk shoh asnjë arsye pse Teatri i Metropolit duhet të vazhdojë të jetë stacion autobusësh, ku tre të tillë zbrazen përpara derës së tij dhe çdo kalimtar nuk kupton që aty ka një teatër sepse në thelb është një stacion autobusi 99% të kohës dhe jo një teatër”, tha Veliaj.

 Nga ana tjetër, ai deklaroi se në bashkinë e Tiranës është harxhuar vetëm 4% e buxhetit për artin e kulturën. “Nuk janë të aftë të harxhojnë dhe atë që kanë”, u shpreh Veliaj.

Next Post

Rikthehet Gërdeci, historia e Diverolit dhe Xen Berishës në film

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com