• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Veliaj: Apel prindërve të shmangin përdorimin e makinës në ditën e parë të shkollës

by A M
09/09/2023 13:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj po zhvillon një tur për të parë nga afër ecurinë e përgatitjeve në çdo shkollë të kryeqytetit, në mënyrë që ato të jenë gati për të mirëpritur nxënësit. Nga gjimnazi “Ismail Qemali”, Veliaj kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve që dita e hënë të kalojë sa më mbarë.

“Mirëmbajtja duhet të jetë e vazhdueshme, po ashtu edhe higjiena. Kjo është një shkollë, të cilën e kemi rikonstruktuar plotësisht. Falenderoj drejtoreshën, stafin, administratorin e shkollës, që kujdesen që të ketë sa më pak amortizim. Kur në një shkollë mësojnë 1500 çuna e goca me një energji të  jashtëzakonshme, mund të përplaset ndonjë derë, e të prishet ndonjë bravë, por më vjen mirë që sjellja e nxënësve të “Ismail Qemalit” është shembullore. Po vendosim disa ndriçues LED, po kryejmë lyerjet e nevojshme, si dhe po bëjmë dezisektimin, dezinfektimin dhe deratizimin e shkollës, për t’u siguruar që higjiena është primare sepse leksionet që na dha Covid-i nuk i kemi vetëm për hall, por jemi gjithmonë të përgatitur. Kjo është detyra jonë”, u shpreh Veliaj.

Ai theksoi faktin se ndihet i lumtur që prindërit i kanë regjistruar fëmijët e tyre në shkollat pranë  banesës së tyre, pasi kanë kuptuar se të gjitha shkollat e qytetit janë me kushte moderne dhe cilësi mësimore të njëjtë, si në qendër, ashtu edhe në periferi. Por, Veliaj kërkoi nga prindërit që t’i shoqërojnë fëmijët e tyre për në shkollë në këmbë dhe jo me makinë, për të shmangur trafikun që mund të krijohet.

“Dua ndihmën e prindërve sepse në ditën e parë të shkollës s’kemi pse t’i çojmë fëmijët me makinë. Moti është i mirë, rrugën e bën për 15 minuta në këmbë. Fakti që janë regjistruar vetëm fëmijët e rrugëve përreth, do të thotë që shkolla nuk është më larg se 500-600 metra. Atë 10-15 minutësh mund të ecësh me fëmijën, ta sjellësh në shkollë duke i bërë një bisedë për ta inkurajuar, për ta uruar në ditën e parë të shkollës. S’keni pse ta mbyllni në një ‘burg’ prej metali e të rrini në trafik. Imagjinoni sikur për 170 mijë nxënës që ka Tirana, të dalin të gjithë me 170 mijë makina, ne do shkojmë në një kolaps total. Sikur në vend që të dalim me 170 mijë makina, të dalim me 170 mijë përqafime të prindërve e fëmijëve, ky do ishte vërtet një kontribut për qytetin”, nënvizoi Veliaj.

Next Post
Xhiroi gomat dhe pengoi makinat e tjera të kalonin, nis hetimi për 25-vjeçarin në Bulqizë

Xhiroi gomat dhe pengoi makinat e tjera të kalonin, nis hetimi për 25-vjeçarin në Bulqizë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In