• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deklaratat e Ahmetajt, Veliaj: Nuk meritojnë koment! Tirana duhet të pastrohet çdo ditë, në fund mbesin punët, jo fjalët

by Java News
19/02/2024 17:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një intervistë për Report Tv, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shprehet se më shumë se fjalët apo shpifjet, flet puna vetë për transformimin e qytetit. I pyetur për deklaratat e ish deputetit Arben Ahmetaj lidhur me inceneratorin e Tiranës, ai theksoi se nuk meritojnë asnjë koment.

“Kur e kam marrë këtë punë përsipër, jam përgatitur për gjithçka, për shpifje, për akuza, edhe për këto shpifjet e radhës. Të gjithë e dinë si është e vërteta e inceneratorëve, siç të gjithë e dinë që Tirana ka nevojë të pastrohet. Nëse në këtë proces ka pasur njerëz që kanë bërë gabime, duhet të mbajnë përgjegjësi. Dikush që i ikën drejtësisë, që i ikën përgjegjësisë, dhe pastaj shpif, nuk besoj se meriton koment”, tha ai.

Veliaj shtoi se në fund mbeten punët e mira të bëra në këtë qytet dhe jo fjalët apo shpifjet. “Gjyshërit tanë na thoshin se kur të leh qeni në rrugë, nuk i leh ti qenit mbrapsht, por vazhdon rrugën. Në të kundërt i bie të merresh me lehje të tilla dhe të mos bësh asnjë punë. Unë kam vendosur që të bëj punët. Në finale mbeten 40 shkollat që kemi bërë, mbetet sheshi Skënderbej, mbetet Pazari i Ri, mbetet Piramida, do të mbetet Teatri i Ri, mbetet Parku i Liqenit, Liqeni i Farkës. Kjo filozofi ka qëlluar e suksesshme”, tha ai.

Duke u ndalur te nevoja e Tiranës për t’u pastruar çdo ditë, kryetari i Bashkisë tha se puna për pastrimin e qytetit po vijon pasi impianti i mbetjeve të Sharrës tani menaxhohet nga Agjencia e Aseteve publike. “Tani marrëdhënia është shtet me shtet, aty do ta vazhdojmë këtë marrëdhënie, pa e ndërprerë punën, sepse Tirana nuk e ka luksin ta ndërpresë qoftë edhe një ditë atë. Ne kemi përditë denoncime, sidomos tani që jemi në një situatë ku kompania publike po merr në administrim edhe zonat periferike të Tiranës, dhe sikur një ditë të mos mblidhet një kazan, për atë lagje kthehet në një traumë. Tani marrëdhënia është shtet me shtet, askush nuk ankohet dot që këto po shkojnë diku tjetër, për sa kohë që 5 bashkitë, bashkë me Bashkinë e Durrësit, po ia çojnë një enti shtetëror, që po bën menaxhimin aty”, deklaroi Veliaj./m.j

Next Post
Përplasje me Ramën? Veliaj: Mesazhi i Asamblesë së PS ishte hapja! Partitë që mbyllen, shuhen! PD-ja e tkurrur në dritare

Përplasje me Ramën? Veliaj: Mesazhi i Asamblesë së PS ishte hapja! Partitë që mbyllen, shuhen! PD-ja e tkurrur në dritare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjike në rrugën Elbasan-Peqin: Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë

Tragjike në rrugën Elbasan-Peqin: Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë

October 5, 2026
Sezoni në Durrës, Dhoma e Tregtisë optimiste: Pritëm 1.5 milionë, synojmë rritje të turistëve

Durrës, nis parkimi me pagesë në rrugët e qytetit, skema e re në disa akse dhe tre sheshe

October 5, 2026
Franca dhe Gjermania bëjnë thirrje për masa ndaj Kinës: Industria evropiane përballet me goditje masive

Franca dhe Gjermania bëjnë thirrje për masa ndaj Kinës: Industria evropiane përballet me goditje masive

October 5, 2026
Iku me kamion drejt Shqipërisë pasi një burrë humbi jetën, Altin Shehu shkon në gjykatë dhe mbron të vërtetën sipas tij

Iku me kamion drejt Shqipërisë pasi një burrë humbi jetën, Altin Shehu shkon në gjykatë dhe mbron të vërtetën sipas tij

October 5, 2026
“U sulmuan dhunshëm dhe barbarisht”- Erion Braçe flet për agresionin ndaj deputeteve: Protesta me elementë fashistë!  Liria politike është kushtetuese

“Territorialja e pakonsultuar me Grupin”, Braçe i përgjigjet Ballës: S’më përjashtojnë dot ata që më gjetën në PS

October 5, 2026
Nis Operacioni “Agimi i Jemenit”! Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi

Nis Operacioni “Agimi i Jemenit”! Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi

October 5, 2026
Kryeministri Rama dhe ambasadori Wendt

Rama pret përfaqësinë e Kongresit Amerikan. Çfarë u diskutua në kopshtin e Kryeministrisë?

October 5, 2026
“Kur një grua është në timon, pres autobusin tjetër”/ Agron Llakajt bën shaka, por vendoset nën shënjestrën e komentuesve: Mjerë kush të kupton, ke humbur…!

Debat për parodinë e protestës, Llakaj: Skeçi nuk fyen askënd, ndalni urrejtjen ndaj aktorëve

October 5, 2026
Estonia zhvendos trupat drejt Rusisë/Reagon Moska: Po vlerësojmë situatën përgjatë kufijve

Estonia zhvendos trupat drejt Rusisë/Reagon Moska: Po vlerësojmë situatën përgjatë kufijve

October 5, 2026
Forumi “Platformë për Opozitën”, propozohen kandidatë të përbashkët në çdo bashki të vendit, diskutimet në tryezë!

Forumi “Platformë për Opozitën”, propozohen kandidatë të përbashkët në çdo bashki të vendit, diskutimet në tryezë!

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com