Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqaj ka reaguar ashpër pas një lajmërimi të këngëtarit të njohur Vedat Ademi për koncert në një prej resorteve në Jug të vendit.
“Kushdo që rrezikon shëndetin e popullit apo nëpërkëmb autoritetin e shtetit e ka hak ndëshkimin shembullor”, shkruan Beqaj, teksa e shoqëron postimin me një foto ku janë detajet e shfaqes së këngëtarit.
Kujtojmë që Ministria e Shëndetësisë ka vendosur, mbylljen e klubeve të natës dhe heqjen e muzikës pas orës 20:00 pasi, këto ambiente konsiderohen me risk të lartë për përhapjen e virusit.
![](https://javanews.al/wp-content/uploads/2020/07/Screenshot_2-21-252x300.png)
/e.rr