• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Vdiq si qen, si një frikacak”, Trump konfirmon vrasjen e udhëheqësit të ISIS, Al-Bagdadi

by Java News
27/10/2019 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Donald Trump tha se udhëheqësi i Shtetit Islamik Abu Bakr al-Bagdadi është vrarë pas një operacioni të forcave speciale ushtarake amerikane në Siri.

“Mbrëmë Shtetet e Bashkuara sollën terroristin numër një në botë para drejtësisë”, njoftoi presidenti Trump në Shtëpinë e Bardhë të dielën.

“Organizata terroriste më e pamëshirshme dhe e dhunshme në botë. Shtetet e Bashkuara e kanë kërkuar shumë vjet për Bagdadin. Kapja ose vrasja e Bagdadit ka qenë përparësia kryesore e sigurisë kombëtare të administratës time” tha ai. “Ai vdiq si qen, ai vdiq si një frikacak,” tha Trump për liderin e ISIS.

“Asnjë personel amerikan nuk u dëmtua në operacion, por një numër i madh i luftëtarëve të Bagdadit u vranë”, njoftoi Presidenti Trump të dielën nga Shtëpia e Bardhë.

Ai tha që udhëheqësi i Shtetit Islamik ishte fshehur në një tunel nga u përpoq të ikte, “duke qarë dhe duke bërtitur gjatë gjithë rrugës”. Presidenti Trump tha se Bagdadi aktivizoi jelekun e tij me eksplozivë, duke vrarë gjithashtu tre fëmijë.

Raportimet e mediave thanë se misioni në provincën Idlib të Sirisë përfshinte helikopterë, avionë dhe dronë amerikanë.

Raportimet e mediave thonë se Bagdadi u vu në shënjestër në provincën Idlib të Sirisë, në një mision që përfshinte helikopterë, avionë dhe dronë amerikanë

Në korrik një raport i OKB-së paralajmëroi se udhëheqësit e lartë të Shtetit Islamik “janë mes atyre që kanë kaluar në zonën e Idlibit”.

Vdekja e Bagdadit ishte raportuar gabimisht disa herë.

Mesazhi i tij i fundit audio u lëshua në shtator, në të cilin ai premtoi se lufta kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj është shumë larg fundit.

Gjatë regjistrimit audio, më shumë se 30-minuta ai thotë se Shtetet e Bashkuara “tani po mbyten në kënetat” e Irakut dhe Afganistanit, duke shtuar se Uashingtoni është i pafuqishëm për të ndihmuar aleatët e tij në rajon dhe përreth.

Që nga viti 2016, Shtetet e Bashkuara kanë ofruar një shpërblim deri në 25 milion dollarë për informacione që ndihmojnë për të sjellë Bagdadin para drejtësisë. Vetëm një person tjetër, udhëheqësi i al-Kaidës Ayman al-Zawahiri, ka një shpërblim kaq të lartë.

Në mars të vitit 2014, gruaja e Bagdadit u la e lirë nga militantët e Frontit al-Nusra të lidhur me al-Kaidën, së bashku me dy djemtë dhe vajzën e saj, në këmbim të 13 murgeshave të marra peng nga ai grup. Është raportuar se vetëm vajza ishte fëmija e Bagdadit. Të dy djemtë ishin fëmijët e gruas së tij, Sujidah al-Dulaimi, nga martesa e pare, përpara se të takohej me Bagdadi. /Voa/

Next Post
Koalicioni/ 7 pikat e marrëveshjes mes VV dhe LDK për qeverisjen

Qeveria e re e Kosovës, Albin Kurti: S’kemi pengesa për koalicion me LDK-në

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KUVENDI LIVE! Spiropali: Largimi im u paralajmërua nga Berisha; Kreu i PD: S’e ke nga unë!

Spiropali: Parlamenti nuk po arrin më të ushtrojë rolin e tij

April 3, 2026
“Si do jetoje me rrogën e një polici?”, Lamallari: Paguhen shtesë për protesta e evente, s’mund të ketë rritje galopante

“Si do jetoje me rrogën e një polici?”, Lamallari: Paguhen shtesë për protesta e evente, s’mund të ketë rritje galopante

April 3, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 4 Prill 2026

April 3, 2026
I moshuari i vdiq gjatë seksit, pranga 43-vjeçares në Gjirokastër/ Policia: Në lokalin e saj…

Tiranë, zbulohet prostitucion në qendër fizioterapie, arrestohet pronarja

April 3, 2026
Rusia ndryshon strategjinë ushtarake, “rrebesh” dronësh nxijnë qiellin ukrainas

Rusia ndryshon strategjinë ushtarake, “rrebesh” dronësh nxijnë qiellin ukrainas

April 3, 2026

Venezuela vs. Iran – efektet në sondazhet për Presidentin Trump

April 3, 2026
Mbajti peng prindërit në Himarë, 35-vjeçari: Donin të më merrnin pronat!

Mbajti peng prindërit në Himarë, 35-vjeçari: Donin të më merrnin pronat!

April 3, 2026
I ishte dërguar gabimisht ftesa, kryebashkiaku demokrat i Pukës nuk lejohet në mbledhjen e Ramës

I ishte dërguar gabimisht ftesa, kryebashkiaku demokrat i Pukës nuk lejohet në mbledhjen e Ramës

April 3, 2026
Arrihet marrëveshja/ Këshilli i Sigurimit i OKB voton rezolutën për Gazën, çfarë parashikon

OKB me rezolutë për Hormuzin, Kina kundërshton: Nuk lejojmë autorizimin e forcës

April 3, 2026
Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: Pasiguria më e madhe, nga agjenda të caktuara politike dhe…

Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: Pasiguria më e madhe, nga agjenda të caktuara politike dhe…

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In