• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Vdiq si hero”, i riu shqiptar tregon pse ia vranë vëllanë para syve

by Java News
15/09/2018 12:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zef Picaku, një shqiptar nga Mirdita, kërkon drejtësi për vëllain e vrarë në sytë e tij në Itali në gusht të këtij viti. Viktorian Picaku shpëtoi nga dhuna e ish-të dashurit një vajzë italiane, por ai e ekzekutoi me pistoletë.

Ishte 30 korrik i këtij viti kur i riu ndërhyri për të ndihmuar një vajzë që po dhunohej nga ish-i dashuri i saj italian, Domenico Manzine, në mes të sheshit “Abazia” në Corado të Italisë, pa menduar kurrë se pikërisht në këtë çast, kishte “firmosur” vdekjen e tij. Sot vëllai i mbetur gjallë, kërkon dënimin maksimal për italianin që po mundohet t’i shpëtojë drejtësisë.

“Ishte duke mbrojtur një vajzë, minorenë. Të paktën mos t’i humbë ajo e drejtë që ka bërë. Ishin dy-tre vajza dhe vëllai im. Vajza më tha se vëllai im nuk e po e ngacmonte, por erdhi një djalë italian dhe po e gjuante. Në atë kohë vëllai im i tha se vajzat nuk rrihet kështu. Dhe në këtë moment ai goditi me grusht edhe vëllain tim, dhe atëherë nisi sherri”, rrëfen ai.

Zef Picaku, i vetmi dëshmitar i ngjarjes së rëndë, tregon për herë të parë për “News24”, se ajo që ndodhi ishte krim nga dora e një gjakftohti. Ndërsa në Itali është duke u zhvilluar gjyqi ndaj dy autorëve të cilët kërkojnë të lehtësojë barrën ligjore duke thënë se donin vetëm t’i trembnin vëllezërit.
Ishte diçka e paramenduar, se ata kanë qëndruar tre ditë si ta bënin. Nëse do ishte për ta trembur, ata nuk mund të gjuanin tre-katër herë me plumba në drejtim të vëllait tim. Donin ta gjuanin në kokë. Që të siguroheshin që kishte vdekur. Në atë moment shkova unë dhe i kapa dorën për t’i larguar pistoletën. Dhe më ka gjuajtur edhe mua dy herë në 50 cm largësi. Shpirti i vëllait tim që më ka mbrojtur…”, shprehet i riu Zefi.

Por cila ishte arsyeja që i shtyu dy vëllezërit shqiptarë të marrin rrugën e vështirë të emigracionit?!
“Mami është shumë e sëmurë. Është me patericë, nuk mund të punojë. Babi është shumë keq me astmë. Dhe për atë shkova. Më shumë se mbase bëhesha më mirë andej, dhe t’i merrja t’i vizitoja. Atë mëngjes që ka ndodhur vrasja po flisnim me vëllain se çfarë mund të bënim, si mund t’i merrnim mamin dhe babin të paktën t’i vizitonim në Itali. Bëj apel që ata persona që e kanë bërë këtë gjë të mos dalin nga burgu, të verifikohet si ka ndodhur ngjarja. Se shteti e di të vërtetën”, thotë ai.

26-vjeçari ruan me fanatizëm në telefonin e tij bisedën e fundit të vëllait të ndjerë me motrën, ku teksa nisej për Itali i lë “amanet” të kujdeset për nënën. E ruan si një kujtim të veçantë që sipas tij, jetëson njeriun e rrallë që ishte vëllai i tij i vogël, “Një hero!”

BW

Next Post
FOTOT/ Deputeti Beqaj: Edhe në Tropojë libra falas për nxënësit!

FOTOT/ Deputeti Beqaj: Edhe në Tropojë libra falas për nxënësit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Krijojmë shoqata lokale për mbrojtjen e territoreve turistike. Rrisim partneritetin me komunitetet lokale

Rama: Krijojmë shoqata lokale për mbrojtjen e territoreve turistike. Rrisim partneritetin me komunitetet lokale

September 20, 2026
Çelen Lojërat Aziatike 2026

Çelen Lojërat Aziatike 2026

September 20, 2026
Atentati në Sarandë/ Banorja rrëfen momentet e panikut: Ishim brenda, dëgjuam 6 të shtëna…

Atentati në Sarandë/ Banorja rrëfen momentet e panikut: Ishim brenda, dëgjuam 6 të shtëna…

September 20, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 21 Shtator 2026

September 20, 2026
Atentati në Sarandë, këmbësori që mbeti i plagosur niset drejt Tiranës me helikopter

Atentati në Sarandë, këmbësori që mbeti i plagosur niset drejt Tiranës me helikopter

September 20, 2026
Menaxhimi i fluksit dhe siguria në kufi, Demo dhe Hita në Rinas: 9.2 milionë turistë në 8 muaj

Menaxhimi i fluksit dhe siguria në kufi, Demo dhe Hita në Rinas: 9.2 milionë turistë në 8 muaj

September 20, 2026
Ekzekutimi i Artan Myrtajt, historia e një zinxhiri kriminal që prej 2025-ës! Nga plagosja te tritoli dhe hakmarrjet

Ekzekutimi i Artan Myrtajt, historia e një zinxhiri kriminal që prej 2025-ës! Nga plagosja te tritoli dhe hakmarrjet

September 20, 2026
VIDEO / “Për Enverin yll e dritë…”, ja si e manipuloi Saimir Korreshi rrëfimin e Flora Ngucajt

VIDEO / “Për Enverin yll e dritë…”, ja si e manipuloi Saimir Korreshi rrëfimin e Flora Ngucajt

September 20, 2026
I dënuar me mbi 2 vite burg, arrestohet në Morinë 39-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Në kërkim nga Gjermania për trafik narkotikësh, arrestohet 34-vjeçari në Morinë

September 20, 2026
Mediat ruse e serbe e paraqesin protestën në Tiranë si “trazira” për shkak të dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Mediat ruse e serbe e paraqesin protestën në Tiranë si “trazira” për shkak të dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com