• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vdiq nga përmbytjet në Gjermani, mesazhet prekëse për shqiptaren: Do na mungosh shumë Vanesa

by Java News
20/07/2021 09:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vanesa Koxha nga Kaçaniku i Kosovës ishte viktima e tretë me origjinë shqiptare nga përmbytjet në Gjermani. Vajza shqiptare jetonte me prindërit në Gjermani prej shumë vitesh, ndërsa lajmin e ndarjes nga jeta që ka shkaktuar shumë tronditje e dha familja ditën e djeshme. Postimet e të afërmeve në Kosovë dhe Gjermani kanë qenë të shumta duke i shprehur ngushëllimet familjes.

“Nga vërshimet në Gjermani humb jetën Vanesa Emin Koxha. Ikja jote nga kjo botë ishte lajm i rëndë për familjen tonë. Do na mungosh shumë Vanesa” shkruan një i afërm i vajzës që ndërroi jetë.

Edhe kreu i komunës së Kaçanikut ka ngushëlluar familjen me një telegram. “Me dhembje e pikëllim të jashtëzakonshëm morëm lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të kaçanikases Vanesa Koxha, e cila humbi jetën tragjikisht nga vërshimet në Gjermani.

Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Koxha, të afërmit dhe  për të gjithë qytetarët e Komunës së Kaçanikut, për këtë humbje të madhe, ndërsa solidarizohemi dhe lutemi për viktimat nga vërshimet e fundit që pllakosën disa vende të Evropës” shkruan ai.

Si pasojë e përmbytjeve në Gjermani humbi jetën edhe një çift nga Peja. Mbi 200 të vdekur dhe 300 të zhdukur është deri tani bilanci nga përmbytjet në Europën Perëndimore.

g.kosovari

Next Post
Iu gjetën në banesë armë zjarri automatik, pushkë, 8 krehra me 232 fishekë/ Arrestohet 57-vjeçari në Lezhë

Iu gjetën në banesë armë zjarri automatik, pushkë, 8 krehra me 232 fishekë/ Arrestohet 57-vjeçari në Lezhë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com