• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vdiq në Tiranë/ Bashkë me gruan e ish-kreut të SHIU-t, Ylli Zyla trafikoi armë në 2011-n nga Shqipëria. “Kryespiuni” i ushtrisë u dorëhoq pas skandalit!

by Java News
26/07/2022 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Andrzje Izdebski, 71-vjeçar nga Polonia, i njohur si një tregtar armësh dhe aparatesh respiratorë gjatë kohës së pandemisë COVID-19 është ndarë nga jeta në Shqipëri. Mediat polake shkruajnë se ai ka vdekur në Tiranë dhe lajmi është konfirmuar edhe nga INTERPOL!

“Faktin e vdekjes e konfirmuam përmes kanaleve tona, direkt në Shqipëri dhe përmes Europolit ”, tha një oficer i Shtabit të Policisë për median e Polonisë TVN24.

Ai jetonte te Pallatet Agimi në Tiranë. Por cila ishte arsyeja se pse ai ndodhej në Shqipëri? Ai kishte miq të vjetër në Tiranë, pasi kishte bërë tregti armësh disa kompanive të regjistruar në vitin 2011 në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit  me emrin UNIMESKO me ortakë  edhe dy shqiptarë. Liljana Zyla, bashkëshortja e ish-kreut të SHIU, Ylli Zyla, ka qenë bashkëaksionere e një kompanie që kryente tregtinë e armëve nga Shqipëria në Nigeri. Ka qenë ne fillim shqiptarja.com dhe pastaj mediat e tjera ato qe e kane zbuluar kete skandal përmes një investigimi.

Liljana Zyla, bashkëshortja e ish-kreut të SHIU, Ylli Zyla, ka qenë bashkëaksionere e një kompanie që kryente tregtinë e armëve nga Shqipëria në Nigeri. Zyla zotëronte aksione në “Dardi Security” shpk dhe “Wind Sun Water Initiative”, ku për këtë të fundit ka shitur aksionet tek shtetasi Lorenc Goca, veprim i cili është bërë në muajin shtator 2012. Ndërsa për kompaninë “Dardi Security”, Liljana Zyla ka pezulluar aktivitetin. Këto veprime janë kryer vetëm një muaj pasi gazeta “Shqiptarja.com” zbuloi skandalin. Ylli Zyla dha dorëheqjen pas publikimit të këtij skandali.

Bashkëshortja e ish- kreut të Shërbimit Informativ Ushtarak Shqiptar Ylli Zyla, gjatë vitit 2008-2012 është bashkëaksionere me disa tregtarë të licensuar për eksport armatimi në Shqipëri, duke shkelur në mënyrë të hapur ligjin “Për konfliktin e Interesit”. Liljana Zyla që prej vitit 2008 është bashkëaksionare në kompaninë “Wind Sun Water Initiative” (WSWI) së bashku me shtetasit Lorenc Goca dhe Andrzej Izdebeski (shtetasi polak), të cilët në të njëjtën ditë që kanë themeluar kompaninë me gruan e shefit të SHIU-t, kanë krijuar edhe dy kompani të tjera në Tiranë me objekt aktiviteti tregtinë e materialeve ushtarake dhe armatimit.

Por duket se në të njëjtën datë dhe ditë dy ortakët e Zylës, Goca dhe Izdebeski kanë shkuar në QKR për të riregjistruar dhe dy kompani të tjera, të quajtura UNIMESKO dhe NITRO-CHEM, të cilat janë kompani që kanë si objekt të aktivitetit të tyre, tregtinë në sektorin e materialeve ushtarake dhe eksportin e armatimeve. Të dyja këto kompani kishin marrë marrë leje për të eksportuar armatime nga Ministria e Mbrojtjes e Qeverisë Berisha në atë kohë.

Kliko ketu: Trafiku i armeve

Ngjarja në Poloni dhe mashtrimi me respiratorët

Andrzje Izdebski ishte në arrati që prej vitit 2021 pasi ishte nën hetim nga prokuroria polake. Në fillim të pandemisë së COVID-19 ai në rolin e ndërmjetësit (broker), i premtoi qeverisë polake se do të siguronte 1,241 respiratorë me vlerë 53 milion dollarë. Ai mundi të siguronte vetëm 200 respiratorë ndërkohë që kishte marrë paradhënie nga qeveria polake 42 milion dollarë. Qeveria polake i kërkoi të kthente 16 milion dollarë, gjë të cilën ai e bëri, por jo pjesën tjetër,  pasi sipas tij kishte paguar për prodhuesit e respiratorëve.

Rasti filloi në pranverën e vitit 2020, në kulmin e pandemisë. Pas situatës së rëndë vdekjet masive për shkak të mbytjes si rezultat i aksesit në respiratorë, Ministria e Shëndetësisë, e drejtuar në atë kohë nga Łukasz Szumoëski, nënshkroi një kontratë me kompaninë Lublin E&K, që mbulonte furnizimin për 1200 respiratorë “më të cilësisë më të lartë”.

Për çmimin e një pajisjeje të tillë, ishte një kontratë shumë e shtrenjtë, por që duhej të zbatohej shpejt. Ministria pagoi një paradhënie të madhe dhe respiratorët e parë do të dorëzoheshin në spitalet polake në prill dhe sasia e fundit në qershor 2020 nuk shkuan.

Ndërkohë, shumë shpejt u bë e qartë se kompania E&K ishte në pronësi të Andrzej Izdebski ishte një tregtar armësh me përvojë. Mediat përcaktuan se ai ishte i përfshirë në tregtinë e paligjshme të armëve dhe OKB-ja e kishte futur në një “listë të zezë” për kontrabandën e armëve në Angola dhe Liberi.

Në pyetjen se pse Polonia  bleu respiratorë nga një kompani në pronësi të një tregtari armësh, Ministria e Shëndetësisë polake u përgjigj atëherë – E &K është një subjekt që funksionon ligjërisht. Ministria nuk kontrollon profilin e biznesit të kompanive që paraqesin oferta për blerjet me COVID.

Në kulmin e debateve politike në Poloni si pasojë e këtij skandali dhanë dorëheqjen ministri dhe zëvendës ministri i Shëndetësisë, firmosësit e kontratës. Andrzje Izdebski ishte një  ish pjesëtar i shërbimit sekret polak por në tre dekadat e fundit njihej në Poloni, si mbreti i tregtisë së armëve duke i çuar ato nga vendet e Europës Lindore deri në Korenë e Veriut.

Kurora me lule në varrin e trafikantit polak të armëve: Nga miqtë e tu të dashur në Tiranë

1658845959_059feda1cf344e93aae48156dd8b8c89.jpg“Nga miqtë e tu të dashur në Tiranë” (në anglisht: From your loving friends in Tirana). Ky ka qenë mesazhi i shkruar në një prej kurorave me lule në varrin e polakut Andrzje Izdebski, tregtarit të armëve me njohje shumë të rëndësishme në Tiranë.Në foton e siguruar ekskluzivisht nga Shqiptarja.com duket kurora me lule me mesazhin në anglisht. Kujtojmë se polaku kishte shumë miq në Shqipëri. Ai kishte bërë tregti armësh disa kompanive të regjistruar në vitin 2011 në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit  me emrin UNIMESKO me ortakë  edhe dy shqiptarë.Liljana Zyla, bashkëshortja e ish-kreut të SHIU, Ylli Zyla, ka qenë bashkëaksionere e një kompanie që kryente tregtinë e armëve nga Shqipëria në Nigeri. Ka qenë Shqiptarja.com që e ka zbuluar këtë skandal përmes një investigimi.
Vdekja e trafikantit polak të armëve, gruaja: Ankohej për dhimbje zemre! Autoritet shqiptare: Për shkaqe natyrale
1658843813_1658843129smiercandrzejizdebskilukaszszumowski.jpgVarrimi i Andrzje Izdebski, 71-vjeçarit nga Polonia, tregtar armësh dhe aparatesh respiratorë, u bë në Poloni më 15 korrik. Gruaja e tij Ewa (69 vjeçe) tha se ai dy ditë para vdekjes u ankua për dhimbje.“Kemi 1 vit e gjysmë që nuk jemi parë, por kemi folur në telefon. Hera e fundit ishte e shtuna para vdekjes së tij. Ai nuk u ankua për asgjë, vetëm tha se i dhembte zemra së fundmi”, ka thënë gruaja.Policia shqiptare pati njoftuar vdekjen e polakut përmes një njoftimi.“Më datë 20.06.2022, në bulevardin “Bajram Curri”, në një banesë të marrë me qira, është gjetur pa shenja jete, shtetasi polak A. H., 73 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje”, njoftonte policia.Ndërkohë që Report Tv mëson se atij i janë bërë ekzaminimet dhe konkluzioni ka qenë vdekje natyrale.

Next Post
FOTO/ Piloti fotografon dritat misterioze mbi oqean: Janë gropat e ferrit apo UFO?

FOTO/ Piloti fotografon dritat misterioze mbi oqean: Janë gropat e ferrit apo UFO?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump mbledh kabinetin pas debateve mes demokratëve dhe republikanëve: Po punojmë të mos kemi mbyllje të dytë të qeverisë

Trump mbledh kabinetin pas debateve mes demokratëve dhe republikanëve: Po punojmë të mos kemi mbyllje të dytë të qeverisë

January 29, 2026
Izolimi i Berishës dhe dilema e PD-së: pse Basha mbetet i domosdoshëm

Izolimi i Berishës dhe dilema e PD-së: pse Basha mbetet i domosdoshëm

January 29, 2026
Spiropali me raportuesin për Shqipërinë në PE: Fazë e re për mbylljen e negociatave

Spiropali me raportuesin për Shqipërinë në PE: Fazë e re për mbylljen e negociatave

January 29, 2026
Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Shansi i fundit për PD/ Territorialja, Mazniku: Duhet mbyllur deri në korrik. Është jetik për bashkitë dhe fondet e BE

January 29, 2026
Prapaskena e turpërimit të Strasburgut: Kurth grek ndaj doktorit?

Prapaskena e turpërimit të Strasburgut: Kurth grek ndaj doktorit?

January 29, 2026
Shtohen tensionet, 10 luftanije amerikane i afrohen Iranit

Shtohen tensionet, 10 luftanije amerikane i afrohen Iranit

January 29, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Leksioni i Strasburgut për Berishën vlen edhe për Kuvendin në Tiranë

January 29, 2026
Bardhi takon raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian: Shqetësim për bllokimin e opozitës në Kuvend

Bardhi takon raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian: Shqetësim për bllokimin e opozitës në Kuvend

January 29, 2026
“Zhbllokohet” pika kufitare e Qafë-Thanës, pas 3 ditësh rifillon lëvizja e kamionëve

“Zhbllokohet” pika kufitare e Qafë-Thanës, pas 3 ditësh rifillon lëvizja e kamionëve

January 29, 2026
“Zbatimi i ligjit, i rëndësishëm”, Kallas mesazh të qartë: Viti 2030 është objektiv realist për Shqipërinë, nëse bëni detyrat anëtarësoheni në union!

Kallas i kërkon SHBA të mos bombardojë Iranin: Nuk kemi nevojë për një luftë të re

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In