• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Vdiq me vuajtje e pa ndihmë”, historia e Denis Prekës, që ngriti në këmbë Amerikën

by A R
03/09/2024 17:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më 18 mars 2019, Denis Preka, një 21-vjeçar shqiptar, i cili kishte emigruar drejt Detroitit në SHBA, humbi jetën në mënyrën më tragjike duke u helmuar nga miku i tij i ngushtë me një substancë të jashtëligjshme.

Pas një beteje ligjore gati 5-vjeçare nga familjarët e të ndjerit, drejtësia amerikane ka urdhëruar dënimin e autorit të krimit me 75 milionë dollarë. Vendimi ka marrë vëmendjen mediatike në SHBA.

“Po flasim për një vendim që vjen nga një juri prej 12 individësh, jo thjesht nga një gjyqtar. Janë dëgjuar me kujdes të gjitha faktet. Edhe juria ka pasur pyetje. 75 milionë dollarë është ndoshta vendimi më i rëndësishëm i viteve të fundit në qarkun Uejn, ku ndodhi ngjarja,” u shpreh përmes një lidhjeje Skype në “Jetë Shqiptare”, gazetari Granit Përzhita.

Hetimet kriminale për ngjarjen nuk kanë përfunduar.

“Denisi ishte ndoshta në gjendje ankthi, i pandërgjegjshëm. Dyshohet që ai ishte nën presionin e miqve të tij për ta marrë pilulën dhe besohet që dy të ashtuquajturit miqtë e tij e kanë vënë nën presion atë, me arsyen se do ta ndihmonte me vëmendjen apo ankthin që kishte një ditë para provimit,” deklaroi ai.

Studenti ekselent ndërroi jetë prej asfiksisë si pasojë e marrjes së lëndës MDMA. Nik Remington (o. Nick) akuzohet se është shkaktari i vdekjes së shqiptarit.

Të dy po përgatiteshin për provimin e ditës së nesërme, bashkë me Pol Uidmerin (o. Paul Wiedmaier), i cili u ofroi të konsumonin medikamentin Adderall, që mund të përdoret nga të rinjtë për t’u përqendruar në kohë sezonesh akademike.

“Agonia e tij [Denisit] vazhdoi gjatë gjithë natës. Vuajtja e tij e bën ngjarjen edhe më të dhimbshme, për shkak të dozës fatale të ekstazisë që ai kishte marrë,” shtoi gazetari Përzhita.

Pas analizave të kufomës, ka rezultuar se substanca që ata kishin konsumuar ishte MDMA, një drogë e llojit ekstazi që të jep adrenalinë, por edhe të rrezikon jetën kur merret në doza të mëdha.

Sipas z. Përzhita, konsumimi i drogave të rrezikshme nga të rinjtë mbetet një problem i përhapur në SHBA, ende i patrajtuar.

/a.r

Next Post
FIFA bën bilancin e merkatos: Shqipëria afroi 68 futbollistë, shiti 128

FIFA bën bilancin e merkatos: Shqipëria afroi 68 futbollistë, shiti 128

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në Milot, katër të lënduar, një në gjendje të rëndë

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

September 25, 2026
Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

September 25, 2026
“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

September 25, 2026
“Ishte strategji apo…”- Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror, institucionet u vunë në shërbim të krimit!

“Ishte strategji apo…”- Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror, institucionet u vunë në shërbim të krimit!

September 25, 2026
Sa naftë po kalon nëpër Hormuz? Pse të dhënat nuk përputhen me pretendimet e SHBA-së -

Irani i propozon SHBA-ve një plan 7-ditor për hapjen e ngushticës së Hormuzit

September 25, 2026
Moti i keq/ Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje gurësh e dherash në aksin Skuraj-Burrel, ndërhyhet me fadroma për hapjen!

Moti i keq/ Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje gurësh e dherash në aksin Skuraj-Burrel, ndërhyhet me fadroma për hapjen!

September 25, 2026
Pas bisedimeve në Washington, Trump dhe Xi njoftojnë raund tjetër takimesh në muajt e ardhshëm!

Pas bisedimeve në Washington, Trump dhe Xi njoftojnë raund tjetër takimesh në muajt e ardhshëm!

September 25, 2026
Qytetarët kosovarë sfidojnë motin e keq dhe dalin në protestën e radhës në Prishtinë, mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së!

Qytetarët kosovarë sfidojnë motin e keq dhe dalin në protestën e radhës në Prishtinë, mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së!

September 25, 2026
Nations League/ Trajneri i Bjellorusisë flet një ditë para ndeshjes me Shqipërinë dhe mban sekret taktikën: Synimi ynë është…

Nations League/ Trajneri i Bjellorusisë flet një ditë para ndeshjes me Shqipërinë dhe mban sekret taktikën: Synimi ynë është…

September 25, 2026
Paralajmërimi polak: Rusia mund të jetë duke përgatitur “diçka të madhe” -

Putin kërcënon Ukrainën dhe zbulon nëse do sulmojë Evropën: Do të vuajë pasojat e sulmeve që ka kryer ndaj qytetarëve rusë!

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com