Aktori zviceran Bruno Ganz që luajti rolin e Adolf Hitlerit në filmin “Downfall”, ka vdekur në moshën 77-vjeçare. Ganz që vdiq në shtëpinë e tij në Zurich, kishte një karrierë të ndritur në ekran dhe në skenë, para se t’i jepte hov më të madh vetes me rolin e Hitlerit që shtjellon ditët e fundit të diktatorit në bunkerin e tij.
Hitleri është një figurë të cilën aktorët gjermanfolës kanë hezituar ta luajnë si personazh, por zvicerani Ganz ka thënë se roli u tregua kyç në karrierë.
Filmi “Downfall” nxiti krijimin e mijëra videove nga skena kur Hitleri u mban një fjalim të ashpër gjeneralëve të tij kur e kupton se ka humbur luftën. (b.an)