Rodolfo Rodriguez, një toreador legjendar meksikan, ndryshe i njohur edhe si “El Pana” ka vdekur në moshën 64 vjeçare, vetëm një muaj pasi u godit me brirë nga një dem në Ciudad Lerdo, duke bërë që të mbetej i paralizuar, pasi iu thye qafa.
Për 32 ditë rresht ai qëndroi në gjendje agonie në spitalin e Guadalajara.
Stili dhe teknika e tij, ishin shumë të spikatura, duke e bërë një nga idhujt e toreadorëve, referon “Gazeta Express”. (b.an)