• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vdes papritur ish e dashura e McGonigal, zbuloi detaje për aktivitetet e ish-zyrtarit të FBI

by A R
31/08/2026 21:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Allison Guerreiro, ish-e dashura 52-vjeçare e agjentit të diskretituar të FBI, Charles McGonigal, ka vdekur në shtëpinë e saj, raporton tabloidi britanik Daily Mail. Babai i Guerreiros deklaroi se e bija është ndarë nga jeta më 27 gusht, në shtëpinë e saj në Florida, por sipas tij ajo kurrë nuk do të kishte kryer vetëvrasje.

Guerreiro ishte një prej personave që zbuloi informacione që çuan në dënimin e ish-shefit të kundërzbulimit të FBI në Nju-Jork, duke dhënë detaje për aktivitetet e paligjshme të tij, ryshfeteve që merrte dhe bashkëpunimin me një oligark rus.

Ish-agjenti i lartë i FBI-së është dënuar në dy procese të ndryshme gjyqësore në SHBA, duke marrë gjithsej dy dënime të veçanta me burg për shkak të lidhjeve të tij të paligjshme me një oligark rus dhe për fshehjen e parave e kontakteve në Shqipëri.

Në dhjetor të vitit 2023, një gjykatë në Nju Jork e dënoi atë me 4 vjet e 2 muaj burg dhe një gjobë prej 40 000 dollarësh. McGonigal pranoi fajësinë për bashkëpunim dhe thyerje të sanksioneve amerikane duke ndihmuar oligarkun rus, Oleg Deripaska, i cili kërkonte të hiqej nga lista e sanksioneve të SHBA-së.

Në shkurt të vitit 2024, Gjykata Federale e Uashingtonit e dënoi McGonigal me 28 muaj burgim, pasi e shpalli fajtor për marrjen e 225 mijë dollarëve cash nga një ish-agjent i inteligjencës shqiptare, Agron Neza, dhe për fshehjen e kontakteve zyrtare e takimeve të padeklaruara me zyrtarë të Shqipërisë, përfshirë kryeministrin Edi Rama.

McGonigal ka qenë një nga zyrtarët më të lartë të kundërzbulimit të FBI-së dhe është një nga agjentët e rangut më të lartë të këtij institucioni që dënohet ndonjëherë për vepra penale në historinë e SHBA-së.

Next Post
Makabër në Malin e Zi, ekzekutohen tre të rinj në një poligon qitjeje

Makabër në Malin e Zi, ekzekutohen tre të rinj në një poligon qitjeje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com