Një burrë iranian i quajtur “njeriu më i ndyrë në botë” për shkak se nuk ka bërë dush për më shumë se gjysmë shekulli, ka vdekur në moshën 94-vjeçare, kanë raportuar mediat shtetërore.
Amou Haji, i cili nuk u la për rreth 67 vjet, vdiq të dielën në fshatin Dejgah në Iran, tha agjencia e lajmeve IRNA.
Haji zgjodhi të shmangte dushin nga frika se do t’i sillte fat të keq dhe do ta sëmurte. Por “për herë të parë disa muaj më parë, fshatarët e kishin çuar atë të bënte banjo”, tha një zyrtar lokal për mediat shtetërore iraniane.
“Jo shumë kohë më vonë, ai u sëmur dhe më në fund, të dielën … ndërroi jetë,” raportoi IRNA.
Zoti Haji, i mbiquajtur “njeriu më i ndyrë në botë”, ka vdekur në moshën 94 vjeçare. Ai është fotografuar këtu në vitin 2018 në Dezhgah në Iran.
/e.d