• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vdes nga një sëmundje e rëndë, lexoni letrën e 7-vjeçarit që përloti botën

by Java News
04/11/2016 11:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Të dashur miq ky do të jetë mesazhi im i fundit, sepse kur ju ta lexoni atë unë do të jem në Parajsë”. Kështu ka nisur letra mallëngjyese e një fëmijë 7 vjeç lënë prindërve të tij dhe miqve. Marshall Clark humbi jetën mesditën e së enjtes për shkak të një sëmundje të rrallë të quajtur, Batten.

Kjo është një lloj sëmundje gjenetike që shfaqet tek fëmijët rreth moshës 5 vjeç deri 12 vjeç dhe shkatërron neuronet. Në këtë mënyrë një fëmijë i prekur nga kjo sëmundje nuk mund të ecë, lëvizë, të flas të hajë madje shkakton dhe probleme mendore.

Kjo ka ndodhur në Plymouth, në Britaninë e Madhe, ndërsa mesazhi i 7-vjeçarit, i cili u publikua në Facebook nga gjyshja e tij, përloti mbarë botën. Marshall muajt e fundit të jetës së tij i kaloi në shtat pa lëvizur për shkak të sëmundjes, ndërkohë që as nuk mund të fliste dhe të komunikonte me njeri. Sëmundja iu diagnostikua në shtator të vitit 2013 dhe rasti i tij ishte i 24-ti në Britaninë e Madhe.

Për gjatë gjithë kësaj periudhe dhe deri në fund të jetës për të u kujdes gjyshja. Letra u shkrua para se 7-vjeçari të përkeqësohej. Në të Marshall tregoi të gjithë aktivitete që nuk mund të bënte, që kur ishte prekur nga sëmundja.

“Gjyshja më ka treguar gjithçka, që ka lidhje me Qiellin dhe për të gjitha gjërat që mund të bëj kur të shkoj atje. Atje do të ketë shumë torta, luleshtrydhe, kek e shumë të tjera e unë do të t’i ha të gjitha dhe do të vrapoj pa fund.

Isha shumë i mërzitur se do të vdisja dhe do të humbja njerëzit e mi të dashur por “Nana”(gjyshja) më ka thënë se dashuria e madhe, që kanë për mua është aq e fortë sa do të më duket sikur janë gjithmonë me mua”- vazhdon vogëlushi letrën e tij.

Ai gjithashtu flet dhe për sëmundjen e tij, e cila i ndryshoi jetën. “Nana thotë që jam fëmija më guximtar në botë. Kur sëmundja nuk më lejonte të bëja asgjë, as të lëvizja as të haja, as të përdorja iPad-in tim nuk ndalova kurrë së buzëqeshuri. Nuk kam qarë asnjëherë, kur sapo ngrihesh këmbët nuk më mbanin e bija vazhdimisht apo kur s’mund të haja dhe brenda barkut më vendosën një tub.

Edhe kur nuk mund të lëvizja dhe s’mund të flisja më pëlqente të dëgjoja ato që më lexonte gjyshja, përfshirë këtu edhe mesazhet që më dërgonin shokët e mi. Dhe në fund të letrës vjen lamtumira e 7-vjecarit. Një lamtumirë, që vetëm një person që ndodhet në prag të vdekjes mund ta japë në këtë mënyrë.

“Keni qenë gjithmonë pranë meje, më keni mbështetur dhe dashur shumë, dua t’ju falënderoj nga zemra për gjithçka. Tashmë duhet t’ju them lamtumirë. Qofshi të lumtur për mua dhe mos u mërzisni sepse unë nuk do të jem më e bllokuar në këtë trup, i cili nuk më lejon të bëj asgjë që dëshiroj.

Tani jam i lirë për të shijuar çdo gjë që dua dhe, që më kanë munguar prej kohësh”- përfundon letrën mallëngjyese 7-vjecari. Funerali i vogëlushit do të zhvillohet më 8 nëntor, ditë kur Marshall do të mbushë 8 vjeç.

ma.me

Next Post
Fotografitë më të bukura e më të rrezikshme të jetës së egër që mund t’i keni parë

Fotografitë më të bukura e më të rrezikshme të jetës së egër që mund t’i keni parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bie intensiteti i reshjeve, ARRSH tregon situatën e rrugëve dhe apelon: Tregoni kujdes të shtuar gjatë…

Si do jetë moti në vijim? Meteorologia: Rrebeshe shiu në këto qarqe, temperaturat në rritje

January 29, 2026
Ari arrin rekord, dollari lëkundet: Tregjet sinjalizojnë pasiguri në epokën Trump

Ari arrin rekord, dollari lëkundet: Tregjet sinjalizojnë pasiguri në epokën Trump

January 29, 2026
Pse disa individë kanë frikë për të qënë të lumtur?

Bullizmi i heshtur ndaj fëmijëve me aftësi ndryshe- Të dëgjosh atë që nuk thuhet

January 29, 2026
Reshjet, bllokohen disa segmente rrugore në qarkun Gjirokastër, mungesë energjie në Kurvelesh dhe Lazarat

Reshjet, bllokohen disa segmente rrugore në qarkun Gjirokastër, mungesë energjie në Kurvelesh dhe Lazarat

January 29, 2026
Pas dy ditësh “beteje” qetësohen flakët në fshatrat e Gramshit, por vatrat mbeten aktive

Zjarret e verës së shkuar, mbi 345 milionë lekë dëmshpërblim për 15 bashki

January 29, 2026
Çfarë fshihet poshtë akullit të Antarktidës? Zbulohet ‘harta’ e jashtëzakonshme

Çfarë fshihet poshtë akullit të Antarktidës? Zbulohet ‘harta’ e jashtëzakonshme

January 29, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Vatani?

January 29, 2026
Dalin pamjet e reja, si Alex Pretti u përplas me agjentët federalë 11 ditë para vrasjes

Dalin pamjet e reja, si Alex Pretti u përplas me agjentët federalë 11 ditë para vrasjes

January 29, 2026
ANALIZA | SHBA dhe Izraeli gati për konfliktin e vitit?! E gjithë bota arabe në alarm

ANALIZA | SHBA dhe Izraeli gati për konfliktin e vitit?! E gjithë bota arabe në alarm

January 29, 2026
Vajzat adoleshente qëndronin nëpër hotele, djemtë u çonin klientët! Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit

Goditje prostitucionit në Durrës, procedohen dy braziliane dhe dy shqiptarë

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In