Arti shqiptar në zi. Aktori i njohur Lutfi Hoxha ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 89-vjeçare.
Lajmi është konfirmuar nga familjarë të tij. Homazhet në nder të tij do të zhvillohen ditën e nesërme në hollin e Teatrit “Aleksandër Mosiu”.
Hoxha numëron shumë role në filmat shqiptar si “Shoku ynë Tili”, “Dollia e dasmës sime”, “Tingujt e luftës”, etj.
Lutfi Hoxha lindi më 1 Qershor 1934) është një aktor shqiptar. Në janar 1953 ishte një nga themeluesit e teatrit “Aleksandër Moisiu”, në Durrës, ku ai luajti deri në fund të karrierës së tij artistike. Në vitin 1989 ka dalë në pension.
Filmat ku ka luajtur
- Ne dhe Lenini (2009)
- Një ditë e mrekullueshme (2003) TV
- Vetmi (1990) – Leko
- Pranvera s’erdhi vetëm (1988)
- Nata e parë e lirisë (1984) – Hamalli
- Shoku ynë Tili (1981) – Qemali
- Në prag të lirisë (1981) – Veliu
- Intendenti (1980) – File
- Dollia e dasmës sime (1978) – Krushku
- Një udhëtim i vështirë (1977)
- Tingujt e luftës (1976)
- Thirrja (1976) – Ndue
- Pylli i lirisë (1976) – Nauni
- Ilegalet (1976)
- Rrugicat që kërkonin diell (1975) – Përgjegjës i bojaxhinjve – anëtar i njësitit
- Detyre e posaçme (1963)
/a.d