• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“Lumë” parash “cash”, rreth 4.2 miliardë euro qarkulluan jashtë bankave në 2024

by S T
10/02/2025 18:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sasia e parave që qarkullon jashtë bankave në vend arriti në 423.5 miliardë lekë apo rreth 4.2 miliardë euro. Ky është niveli më i lartë i shënuar ndonjëherë. Në raport me fundin e vitit 2023 paraja “cash” e pakontrolluar u zgjerua me 30 miliardë lekë apo 7.6 për qind.

“Paratë që qarkullojnë jashtë sistemit bankar, janë pjesë e ekonomisë informale dhe bashkë me të, aty ka edhe para nga aktivitete kriminale që zhvillohen brenda apo jashtë vendit tonë”, shprehet eksperti Zef Preçi.

Në raport me totalin e parasë që qarkullon në ekonominë shqiptare e cila përllogaritet në 1.79 trilionë lekë, paraja informale përbën gati 24 për qind të totalit. Për të kuptuar shkallën e lartë të parave jashtë bankave, mjafton të themi se në vendet e Bashkimit Europiane ky tregues nuk e kalon nivelin 9 për qind.

“Diku për shkak të paaftësisë së administratës e diku tjetër duke lejuar hyrjen e parasë nga aktivitete kriminale ka bërë që ne të kemi sot nivel kaq të lartë të parasë jashtë sistemit bankar. Edhe pse Amnistia Fiskale nuk u lejua të miratohej si ligj, në fakt ajo në praktikë ka ndodhur”, shton Zef Preçi.

Ekspertë të ekonomisë vlerësojnë se qarkullimi kaq i madh i parave jashtë bankave është shkaku kryesor i zhvlerësimit të euros dhe valutave të tjera.

“Bashkohem me i8nstitucionet ndërkombëtare se një farë efekti mund të ketë, por ne kurrsesi nuk mund të pretendojmë se paraja informale mund të luftohet nga bankat tregtare”, tha eksperti për ekonominë.

Kjo “traditë” e pagesave me para në dorë i hap shtigje informalitetit, e bën më të vështirë luftën ndaj pastrimit të parave duke ndikuar negativisht në ekonomi, pasi qarkullimi i parasë është i pakontrolluar.

Për këto arsye Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kanë nisur punën për të kufizuar pagesat me para nën dorë, si një zgjidhje për të ulur qarkullimin e parasë jashtë bankave në vend.

Next Post
Arrestimi i Veliajt/ “Asnjë nga ne sot s’foli sot kundër Dumanit apo SPAK”, Majko ia thotë në sy Berishës: “Non Gratën” ta vunë konservatorët, jo marksistët! Kontraktori që paguan për fushatë…

Arrestimi i Veliajt/ “Asnjë nga ne sot s’foli sot kundër Dumanit apo SPAK”, Majko ia thotë në sy Berishës: “Non Gratën” ta vunë konservatorët, jo marksistët! Kontraktori që paguan për fushatë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com