Një tjetër aksident me vdekje në vend. Një 20-vjeçar ka humbur jetën në fshatin Arrameras në Fushë-Krujë.
Një autoveture tip smart, e cila drejtohet nga Haxhi Vraja 20 vjeç ka dalë nga rruga duke përfunduar në shtratin e lumit zezë.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën pasagjeri Mirjan Tema 20 vjeç, ndërsa drejtuesi i mjetit është nisur drejt Tiranës në gjendje shoku.
Shkak i aksidentit mësohet të jetë shpejtësia dhe një kthese e fortë në këtë rrugë.
/s.f











