Jane Birkin, këngëtarja dhe aktorja britanike, ikonë e modës në Francë, ka vdekur në moshën 76-vjeçare. Birkin ka vuajtur së fundi nga problemet shëndetësore, prandaj edhe i pati anuluar koncertet. Shkaku i saktë i vdekjes së saj nuk është bërë i ditur. Birkin i ka prekur majat e suksesit ndërkohë që ka kaluar nëpër një marrëdhënie turbulente me këngëtarin dhe tekstshkruesin Serge Gainsbourg.
Ajo është njohur për theksin e saj të veçantë francez. Shumë e kanë përshkruar atë si vajzën ikonë të viteve 1970. In 1984, Hermes dizenjoi një çantë me emrin e saj, dhe prej atëherë ajo konsiderohet simbol i kompanisë. Reagimet për vdekjen e Birkinit kanë qenë të shpejta.
Presidenti francez, Emmanuel Macron e ka quajtur Birkinin “artiste të kompletuar”, e cila “ka kënduar fjalët më të bukura të gjuhës sonë”. “E paimagjinueshme të jetojmë një botë pa dritën tënde në të”, ka thënë këngëtarja Etienne Daho, një prej mikeve të saj të ngushta.
Kryeministrja franceze Elisabeth Borne, e ka përshkruar atë si “ikonë të paharrueshme, me zë unik dhe sharm”, e cila “me muzikën dhe talentin e saj do të jetojë me gjenerata”.
/a.r