Ka vdekur ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Fejzullahu – Mjaku, nga Shkupi, njofton Klan Kosova. Ish-bashkëluftëtari i komandantit legjendar Adem Jashari, ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë. Përkundër se Mjaku pak njihet, me dëshirën e tij kjo, ai ishte edhe në mesin e 52 personave të parë që i mbaruan stërvitjet ushtarake në Shqipëri, bashkë me Adem Jasharin. Më pas Mjaku ka shërbyer edhe në njësitin shqiptaro-amerikan Atlantiku, në Koshare.
Ushtarak, roker dhe njeri i shkencës, pas përfundimit të luftës Mjaku, jo si shumë të tjerë, nuk u bë pjesë e strukturave politike, por vazhdojë punën e tij si njeri i dijes, duke kontribuar në profesionin e tij – profesor i matematikës. Për babain e dy fëmijëve, nuk u organizua kurrfarë ceremonie nga institucionet e Kosovës, për t’iu falënderuar për kontributin e madh dhënë për çlirimin e Kosovës.










