Ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare Ish-senatori dhe prokurori zviceran Dick Marty.
Marty ka lindur në kantonin jugor italishtfolës të Ticinos, ku shërbeu si zëvendësprokuror publik, më pas prokuror publik nga viti 1975-1989. Ai ishte anëtar i qeverisë kantonale të Ticinos nga viti 1989 deri në 1995.
I zgjedhur në Senatin Zviceran në vitin 1995, ai ishte anëtar i Partisë Radikale të qendrës së djathtë. Ai dha dorëheqjen në vitin 2011. Ndër nismat e tij ishin instalimi i një prokurori federal të pavarur dhe dekriminalizimi i abortit.
Ai u zgjodh në asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës në vitin 1999 dhe kryesoi Komisionin për Çështjet Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut nga viti 2005 deri në 2008. Ai doli në pension në vitin 2011.
Dick Marty ishte një figurë e njohur për kombin shqiptar për shkak të përfshirjes së tij në hetimet e “çështjen e UÇK-së”.
Raporti i vitit 2010, i hartuar nga Marty, dhe i miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, pretendon se në trafikim me organe kanë qenë të përfshirë udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë luftës së viteve 1998-99. Kjo teze antishqiptare dhe thellesisht spekulative u pa atë kohë si e frymëzuar nga propoganda ruso-serbe që kërkonte të dëmtonte imazhin e shqiptarëve pas luftës së Kosovës të vitit 1999.
Këto pretendime janë hetuar nga prokurori amerikan, Clint Williamson, i cili në korrik të vitit 2014 ka bërë të ditur se gjetjet e ekipit të tij nuk përfshijnë dëshmi të bazuara për trafikim organesh, por për krime të tjera lufte.
Kjo, në vitin 2015, ka çuar në formimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, për të hetuar krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë, që dyshohet se janë kryer nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.
Në Dhomat e Specializuara në Hagë, që ndryshe njihen edhe si Gjykatë Speciale, ka nisur tashmë procesi ndaj disa ish-udhëheqësve të UÇK-së, përfshirë: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.
Ata ndodhen në paraburgim në Hagë qysh nga nëntori i vitit 2020. Në aktakuzën kundër tyre përmenden krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit, por nuk figuron “trafikimi i organeve njerëzore”.
Berisha votoi pro raporit te Marty
Në vitin 2011 kur Kosova kishte pak vite që kishte shpallur pavarësinë, Senatori Dick Marty hartoi një raport dhe rezolutë ku ngriti akuza të rënda për vrasje dhe për ekzistencën e një spitali brenda territorit shqiptar ku serbë dhe jo vetëm, të kapur rob, ju merreshin organet.
Madje u ‘shpik’ dhe Shtëpia e Vrdhë në Gurrë të Matit, ku sipas këtij raporti ishte përdorur për transplant organesh njerëzoire. Pavarësisht se në hetimin më pas, rezultoi akuzë fallco dhe mbi këtë bazë dhe haga nuk formuloi akuzën ndaj ish komandantëve për transplant organesh.
Në procesverbalin e miratimit të kësaj rezolute të Dick Marty që inkriminonte UÇK-së në janar të vitit 2011, nga delegacioni Parlamentit shqiptar votoi pro rezolutës së Dick Marty, kryetari i grupit, Ilir Rusmali, atëherë deputet i PD-së, ndërsa Damian Gjiknurit dhe Shpëtim Idrizit votuan kundër. Kurse pjesa tjetër e delegacionit shqiptar nuk ka qenë prezent.
Në listët e 8 votave kundër rezolutës së Dick Marty, përveҫ dy deputetëve shqiptarë, figurojnë katër deputetë turq, një deputet britanik laburist, përkatësisht Sir Alan Meale dhe deputetja gjeorgjiane, Chiora Tatakashvili, një anëtare e grupit Liberal.
Fjala e mbajtur nga Gjiknuri:
Ky raport ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve për shkak të seriozitetit të akuzës, natyrës së krimeve të pretenduara dhe mungesës së provave. E kuptojmë se ideja e konspiracionit që rrethoi paaftësinë e Tribunalit Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY) për të hetuar krimet e pretenduara dhe zbulimi në respect të një prej lojtarëve kryesore për të ndjekur krime të tilla, Carla del Ponte, është ajo që nxiti këtë Asamble të kërkojnë nga Dick Marty të përpilojë një raport të plotë të bazuar në prova dhe të hedhë dritë mbi çështje, në vend që të përsërisë akuzat e bëra nga të tjerët.
Për fat të keq na duhet ta pranojmë që ky raport nuk ka ndonjë gjë të re me rëndësi dhe vetëm sa është shtuar në numrin e çështjeve politike të rajonit. Nuk ka asnjë provë, dhe në shumë raste ka natyrën e një opinioni politik se sa një raport hetimi.
Ka plot kontradikta që kanë të bëjnë me aktivitetin e supozuar dhe shpërfill çdo punë të mëparshme të bërë nga ICTY. Një prej tyre është çështja e dy shtëpive famëkeqe: “Shtëpia e Verdhë”, ku hetimi i ICTY nuk dha asnjë informacion, dhe në Fushë-Krujë, shtëpia e famshme ku supozohej se merreshin organet. Por siç citohet në raport, nuk kishte lidhje me aktivitetet e pretenduara.
Kjo na shtyn të besojmë se raporti është më shumë trillim politik se sa hetim i bazuar në prova dhe kësaj Asambleje nuk i shkon për shtat diçka e tillë. Por pavarësisht nga natyra politike e raportit, duke pasur parasysh rëndësinë e akuzave, ne si delegacion shqiptar kemi paraqitur një sërë pikash që kërkojnë një riformulim të arsyeshëm të akuzave të nxjerra në Raport.
Mendojmë se thelbi i rezolutës nuk është politika e krimit të pretenduar, por bashkëpunimi midis autoriteteve gjyqësore për të zbuluar të vërtetën nëse diçka e tillë ka ndodhur realisht. Prandaj të hetojnë të gjitha vendet, dhe të heqim konsiderata politike që njollosin njërën palë, pra shqiptarët dhe UÇK-në.
Prandaj, unë i bëj thirrje Asamblesë të mbështesë ndryshimet e propozuara nga delegacioni shqiptar, të cilat kërkojnë një hetim të duhur të çështjes dhe të shmangin shpalljen fajtor paraprakisht të një organizate të tërë politike për arsyen e vetme që ajo luftoi për çlirimin e një populli të shtypur.
Si nisi, qëndrimi i Berishës
Sali Berishën që mbrojti me forcë luftën e UÇK dhe u shpreh kundër dërgimit ish komandantëve të saj në Hagë, duke nënvizuar “me akuza të fabrikuara në Beograd” dhe të përfshira në raportin e Dick Marty-t.
Duke dale gjithnjë me një version të ri sa herë që bëhet fjalë për Kosovën dhe krimet e kryera atje apo për krimet që vetë Berisha ka kryer ndër shqiptarë, gjithkush mendoi mbrëmë se Sali Berisha e ka “harruar” masakrën që u ka bërë luftëtarëve të UÇK në luftë dhe në paqe!
Raporti i Dick Marty-t, nga i cili mori udhë hetimi ndaj ish-liderëve të UÇK-së, është cilësuar nga ish -Kryeministri Sali Berisha një natë më parë si një akuzë e stisur, e furnizuar me material nga Beogradi.
Hetimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit e liderëve të tjerë të UÇK, Berisha e cilësoi një fermentim të Beogradit. “Kemi të bëjmë me një procedurë të paralajmëruar, krejtësisht dhe qartësisht, për vite e vite. Kemi të bëjmë me një proces, i cili në vlerësimin tim dhe bindjen më të thellë është fermentuar në Beograd”, tha Berisha.
Duke ju referuar faktit, që e njihte personalisht komisionerin, ai tha se Marti kishte qenë një serbofil i papërmbajtur.
“Unë e kam njohur senatorin Dik Marty-t, ishte një serbofil e rusofil me çizme, i papërmbajtur. Ai nuk i fshehte ndjenjat e tij proserbe. E ka pohuar vetë ish-Prokurori i Beogradit se raporti i Dik Marty-t në 70 apo 80 përqind paraqet material që vetë ish-prokurori i Beogradit Vukcevic, ja kishte dërguar këtij rusofili të papërmbajtur”, u shpreh Berisha.
Bëhet fjalë për kohën më pas, kur Marty-t erdhi në Tiranë dhe mori “Ok” për të kryer hetime e mbështetur akuzat e tij kundër ish luftëtarëve të UÇK.
Ndërkohë që Berisha pretendon se Dick Marty-t kishte vendosur në mënyrë djallëzore në raport transplant organesh. Sipas tij, proserbët kishin gjetur një familje të varfër në Burrel dhe e kishin përdorur atë për të pranuar se banesa e tij përdorej si spital për transplante organesh.
“Dua të shpreh nderimin tim, solidaritet për qytetarët e Kosovës, për luftën e lirisë, e cila përbën luftën më të ndritur që nga lufta e Skënderbeut.
Së dyti, dua të them se kemi të bëjmë me një procedurë të paralajmëruar, krejtësisht dhe qartësisht, për vite e vite. Kemi të bëjmë me një proces i cili në vlerësimin tim u fermentua në Beograd duke përdorur senatorin Dick Marty-t.
E kam njohur, ishte serbofil dhe rusofil i papërmbajtur. Ai nuk i fshihte ndjenjat e tij proserbe. E ka pohuar vetë ish-prokurori i Beogradit atë kohë.
Unë e kundërshtova aktakuzën në të gjitha nivelet ndërkombëtare. Në PE, në KE, e kudo. Sepse në mënyrën më djallëzore, ky kishte vendosur në raport transplant organesh, që ishte krimi më monstruoz.
Unë e dija që ishte një trillim i stisur. Gjetën një familje të varfër në Burrel, të thoshte se e kishte kthyer shtëpinë në spital ku bëhej transplante organesh. Por kjo nuk është bërë kurrë.
Se si ndërrojnë akuzat është punë tjetër. Rusët kanë bërë përpjekje të jashtëzakonshme për ta çuar këtë çështje në Hagë. Siç di unë, SHBA-të nuk e pranuan që të diskutohej në OKB, dhe ngritën në Kosovë një gjykatë speciale. Gabimi i madh është bërë që ajo është pranuar e njëanshme”, deklaroi ish-kryeministri.
Duke mos hyrë shumë në detaje të kësaj deklarate ku Berisha si “padashje” ka ndryshuar versionin e tij për çështjen e “Shtëpisë së Verdhë” në Mat, ku në raportin e Marty-t thuhej se ishte bërë transplant organesh nga UÇK mbi robërit serbë, ia vlen të shohim se Berisha mashtron rëndë me faktin se ka kundërshtuar raportin në Parlamentin Europian e në Këshillin e Europës.
Le ti referohemi fakteve që janë kokëforte dhe janë në të gjitha dokumentet e institucioneve më të larta europiane në lidhje me këtë çështje.
Më 26 janar të vitit 2011 Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e paraqitur nga Dick Marty-t, duke i dhënë atij fuqinë e një rezolute.
Raporti që “zhyt” ish komandantët e UÇK me të gjitha akuzat e mundshme të formatuara nga ana e serbëve, u miratua me 191 vota pro dhe me vetëm 8 vota kundër.
kush ka votuar pro?
As më pak dhe as më shumë po kreu i delegacionit shqiptar në Asamblenë e Këshillit të Europës, Ilir Rusmali. Pavarësisht kërkesës së palës së Kosovës, për të votuar kundër këtij raporti që kriminalizonte luftën e UÇK, deputeti i PD i urdhëruar nga Berisha, ka votuar pro tij.
Kundër kanë votuar deputeti socialist Damian Gjiknuri dhe kreu aktual i PDIU Shpëtim Idrizi.
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës e ka shpallur në faqen e saj zyrtare, procesverbalin e seancës së mbajtur më 26 janar 2011, ku përfshihet edhe lista e mënyrës së votimit të pjesëmarrësve dhe vota pro e deputetit të Berishës..
Sipas kësaj liste, në gjuhën angleze, kreu i delegacionit shqiptar-deputet i PD ka qenë pro raportit që pësoi vetëm një ndryshim në emër, ndërsa deputetët Shpëtim Idrizi e Damian Gjiknuri kanë qenë kundër edhe për raportin e ndryshuar.
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e votoi dhe rezolutën e bërë në bazë të raportit të Dick Marty-t, për tregtinë me organe njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri.
Sipas “Beta”, Beogradi në këtë mbledhje përfaqësohej me një delegacion të Kuvendit të Serbisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, me në krye me Dragolub Micunovic, ndërsa detyra kryesore e tyre ishte bindja e sa më shumë europarlamentarëve që sa më shumë prej tyre të votojnë për rezolutën.
Ka marrë pjesë dhe delegacioni i Kuvendit të Kosovës. Kosova nuk ishte anëtare e Këshillit të Evropës, por zv.ministrja e Jashtme e asaj kohe, Vlora Çitaku konfirmoi se u është lejuar pjesëmarrja në punimet e institucioneve të Këshillit të Evropës pasi bëhet fjalë për Kosovën.
Në atë kohë kishte një debat të fortë politik në Shqipëri dhe në Kosovë në lidhje me votën shqiptare pro raportit të Dick Martin, që ishte fund e krye me akuzat e fabrikuara në Beograd për krimet e ish komandatëve të UÇK kundër serbëve dhe për transplant organesh.
Berisha ka kërkuar i ta ndryshonte këtë fakt, duke akuzuar Serbinë për akuza të rreme ndaj UÇK me të cilat kanë furnizuar Dick Martin, ndërkohë që vetëm njëherë që iu dha rasti për të treguar veten kundër Beogradit, votoi pro tij kundër shqiptarëve të Kosovës e luftëtarëve të saj.
Më në fund e hëngri mortja halenë.
Në gopin e së ëmës vaftë e marrtë pas vehtes Kare Del Ponten.