Ish-trajneri i Kombëtares së Italisë, Azeglio Vicini, i cili i udhëhoqi “Azzurrët” drejt gjysmëfinales së Kampionatit Evropian të vitit 1988, dhe vendit të tretë në Kupën e Botës në vitin 1990, ka vdekur sot në moshën 84-vjeçare.
Vicini ka lënë pas tre fëmijë dhe në mars do t’i mbushte 84 vjet. Nuk është konfirmuar shkaktari i vdekjes së tij, raporton Football Italia, përcjell Express.
Vicini ka bërë 300 paraqitje si lojtar për skuadrat Vicenza, Sampdoria dhe Brescia, para se më vonë të bëhej trajner.
Suksesi më i madh i tij me Kombëtaren italiane ka qenë gjysmëfinalja e Evropianit të vitit 1988 dhe vendi i tretë në Kupën e Botës dy vite më pas, përgatiti ”Express”. (b.an)