Drejtori i i Policisë Rrugore në qytetin e Lushnjes është vënë në qendër të akuzave nga deputeti i Partisë Socialiste në këtë qark Erjon Braçe.
Gjatë një takimi elektoral me banorët, deputeti Braçe ka shpërthyer në akuza të forta ndaj kryepolicit të Lushnjes, duke e quajtur atë një rrugaç dhe hajdut. Madje Braçe deklaron se u ka kërkuar eprorëve të tij që ta heqin nga puna, por se kjo kërkesë e tij nuk është dëgjuar.
Akuzat Braçe, i ka bërë në një kohë që vetë banorët e zonës po shprehnin pakënaqësitë e tyre për kreun e policisë rrugore të Lushnjes.









