Kombëtarja shqiptare duket se nuk do të mirëpritet mirë nga tifozët vendas në qytetin e Strumicës ku do të zhvillohet ndeshja eliminatore Maqedoni-Shqipëri, e vlefshme për Kupën e Botës “Rusi 2018”.
Në një mur në Strumicë është hasur në një parullë ku në një mur shkruhej “Smrt za Shiptari” që në gjuhën shqipe do të thotë “Vdekje për shqiptarët”, njofton gazeta Lajm.
Kjo parullë mund të jetë edhe një paralajmërim për tensione të mundshme në tribunat e stadiumit “Mlladost”, ku pritet një atmosferë e zjarrtë, pasi do të ketë edhe tifozë shqiptarë nga viset shqiptare të Maqedonisë dhe Shqipërisë.