• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Vdekje Izraelit, Palestina e lirë”! Bombardimi i spitalit nxit protesta të dhunshme në rajon

by A R
18/10/2023 13:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sulmi kundër spitalit në Gaza ka ndezur gjakrat në territorin palestinez, dhe vende të tjera të rajonit, me qindra protestues të zemëruar që mbushën rrugët. Forcat palestineze të sigurisë në Ramallah hodhën gaz lotsjellës dhe granata tymosëse për shpërndarjen e manifestueseve që qëllonin me gurë dhe thërrisnin slogane kundër presidentit Mahmud Abas.

Ata e kritikojë Abasin për koordinim me Izraelin lidhur me sigurinë në territor. Përleshje pati edhe në qytetet e Nablus, Tubas dhe Jenin në bregun e pushtuar perëndimor. Në Hebron protestuesi marshuan me flamujt e Hamasit në duar.

Skena kaotike shpërthyen edhe në rrugët e Turqisë, ku mijëra qytetarë u mblodhëm para konsullatës izraelite në Stamboll në orët e para të së mërkurës. Forcat e sigurisë në Turqi përdorën spraj djegës dhe ujë për të shpërndarë turmën ndërsa presidenti Rexhep Taip Erdogan shkroi në rrjetet sociale, se sulmi kundër spitalit në Gaza ishte shembulli i fundit i shpërfilljes së vlerave bazike njerëzore, nga ana e Izraelit.

Gaz lotsjellës dhe ujë u hodh kundër turmës së grumbulluar pranë ambasadës amerikane në Liban. Mbi 100 qytetarë të zemëruar pas sulmit në spitalin e Gazës, qëlluan me gurë dhe u përpoqën të kalonin gardhin rrethues.

Edhe në Jordani protestuesit u përleshën me policinë pranë ambasadës izraelite në kryeqytetin Aman. Automjete policore bllokuan kalimin për tek ambasada, ndërsa gaz lotjsjellës u hodh për shpërndarjen e manifestuesve.

Një turmë masive marshoi në rrugët e Teheranit, nga Sheshi Palestina drejt ambasadave franceze dhe britanike. Dhjetëra prej tyre u vunë zjarrin flamujve izraelite, teksa thërrisnin “Vdekje Izraelit”. Protesta pati edhe në Tunizi e Jemen.

/a.r

Next Post
Projektligji për mbrojtjen e shtëpive nga tërmeti, Mete: Nuk është taksë, por prim bazik sigurimi i përballueshëm

Projektligji për mbrojtjen e shtëpive nga tërmeti, Mete: Nuk është taksë, por prim bazik sigurimi i përballueshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Seancë e tensionuar në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin, avokati: Akuzat janë të paqarta

Seancë e tensionuar në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin, avokati: Akuzat janë të paqarta

February 5, 2026
Rasti i “turistëve snajperistë”, nën hetim një 80-vjeçar nga Italia

Rasti i “turistëve snajperistë”, nën hetim një 80-vjeçar nga Italia

February 5, 2026
Kryemadhi merr dosjen në GJKKO: Mbi 40 faqe janë shkrime gazetash. As në diktaturë nuk…

Kryemadhi merr dosjen në GJKKO: Mbi 40 faqe janë shkrime gazetash. As në diktaturë nuk…

February 5, 2026
Dënohet me 10 vjet burg Robert Myftari për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal

Ofruan para në këmbim të votës/ Gjykata i shpall fajtorë, por asnjëri nuk përfundon në burg

February 5, 2026
GRAFIKËT / Shqiptarët, më kuriozë se amerikanët për dosjen e Jeffrey Epstein

GRAFIKËT / Shqiptarët, më kuriozë se amerikanët për dosjen e Jeffrey Epstein

February 5, 2026
Kryebashkiaku i Gjirokastrës del pas tre orësh nga SPAK: U pyeta si person në dijeni…

Kryebashkiaku i Gjirokastrës del pas tre orësh nga SPAK: U pyeta si person në dijeni…

February 5, 2026
Kina: Traktati i Ri Strategjik për Reduktimin e Armëve, ka një rëndësi të madhe

Kina: Traktati i Ri Strategjik për Reduktimin e Armëve, ka një rëndësi të madhe

February 5, 2026
Formulari, ja si do të legalizohen 60 mijë objektet e ndërtuara para `91

Sigurimi i shtëpive me detyim/ Eksperti: Ja sa do paguajë çdo familje shqiptare në vit

February 5, 2026
Berishës s’i del e keqja me GJK, akuza për presion politik ndaj gjykatës: Janë turp i kombit!

Berishës s’i del e keqja me GJK, akuza për presion politik ndaj gjykatës: Janë turp i kombit!

February 5, 2026
Rama në Vatikan, homazhe në varrin e Papa Françeskut: Mik i paharruar i Shqipërisë!

Rama në Vatikan, homazhe në varrin e Papa Françeskut: Mik i paharruar i Shqipërisë!

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In