• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Vdekja tragjike e Emiliano Sala, piloti i dinte problemet e avionit: Do të vesh jelekun e shpëtimit…

by A R
21/09/2022 10:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Futbolli do të tronditej 3 vite më parë nga vdekja tragjike e futbollistit argjentinas, Emiliano Sala. BBC ka publikuar një audio të pilotit të avionit që u përplas në Kanalin Anglez një ditë përpara ngjarjes, ku pohon se mjeti fluturues ishte i dyshimtë. David Ibbotson dëgjohet në audio duke thënë se do të veshë jelekun e shpëtimit në udhëtimin nga Franca në Uells. Piloti i ka thënë një mikut të tij se ka dëgjuar një zhurmë gjatë fluturimit drejt Nantes, përpara fluturimit të radhës që përfundoi në tragjedi. Kujtojmë që avioni ra në Kanalin Anglez në vitin 2019. BBC po ashtu ka postuar momentet e fundit ku piloti dhe Sala shiheshin gjallë. Sala para ngjarjes sapo ishte bërë lojtar i Cardiff. Në bisedën telefonike Ibbotson i tregon problemet teknike shokut të tij.

“Po fluturoja dhe pastaj “bum”. Mendova se çfarë mund të kisha bërë gabim. Kështu që kontrollova të gjitha parametrat dhe çdo gjë ishte në rregull dhe po fluturoja, por ishte nga ato gjëra që të kapnin vëmendjen”, shprehet piloti. 59-vjeçari ka thënë se edhe pedalja e majtë e frenave nuk punonte kur është ulur në aeroportin e Nantes. “Ky avion duhet të çohet në hangar”, thotë ai. Kujtojmë që edhe vetë Sala ka dërguar mesazhe gjatë udhëtimit. Shokëve të afërt ai u ka thënë se avioni dukej sikur po ndahej në copash. “Nuk e di nëse dikush do të shikojë për mua sepse nuk do të më gjejnë dot”, thoshte Sala.

Cardiff i kishte ofruar lojtarit një udhëtim nga Parisi, por ai kishte zgjedhur që të kalonte pak më shumë kohë me miqtë dhe lojtarët e skuadrës së Nantes para se të niste stërvitjen me skuadrën e re. Kështu që Willie McKay, njeriu që ndihmoi në ndërmjetësimin e transferimit, caktoi një fluturim privat direkt mes Nantes dhe Cardiff, përmes një piloti tjetër, David Henderson. Për shkak se Henderson nuk mund ta kryente këtë punë, ai thirri Ibbotson. Futbollisti argjentinas nuk e dinte që Ibbotson nuk ishte i kualifikuar. Ai ishte një pilot amator dhe nuk kishte licencë për të transportuar pasagjerë me pagesë ose për të fluturuar në errësirë.

/a.r

Next Post
Me pasaporta false drejt Anglisë, çifti shqiptar zbritet nga avioni

Me pasaporta false drejt Anglisë, çifti shqiptar zbritet nga avioni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

OBSH ngre alarmin për kolerën: Më pak raste, por 30% më shumë vdekje që nga ’99

OBSH ngre alarmin për kolerën: Më pak raste, por 30% më shumë vdekje që nga ’99

September 30, 2026
Dalin emrat e të arrestuarve nga operacioni ‘INVESTING’, katër në pranga për mashtrime online

Dalin emrat e të arrestuarve nga operacioni ‘INVESTING’, katër në pranga për mashtrime online

September 30, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës, detajet e para

September 30, 2026
Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi. Çfarë thonë hetimet?

Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi. Çfarë thonë hetimet?

September 30, 2026
Bylisi drejt një etape të re, 6.25 milionë euro për zhvillimin e Parkut Arkeologjik

Bylisi drejt një etape të re, 6.25 milionë euro për zhvillimin e Parkut Arkeologjik

September 30, 2026
Revista amerikane: Shqipëria mes 10 destinacioneve më të mira në botë për t’u vizituar

Revista amerikane: Shqipëria mes 10 destinacioneve më të mira në botë për t’u vizituar

September 30, 2026
Goditet call center-i mashtrues në Tiranë, 4 në pranga! Pronari shpallet në kërkim

Goditet call center-i mashtrues në Tiranë, 4 në pranga! Pronari shpallet në kërkim

September 30, 2026
Rritet kreditimi në lekë/ Banka e Shqipërisë: Vjen si pasojë e uljes së normës bazë të interesit

Kredia për biznesin frenoi në gusht, por financimi i individëve e “shpejtoi hapin”

September 30, 2026
Horoskopi javor sipas Paolo Fox për datat 18 deri me 24 Prill 2022

Horoskopi i Paolo Fox për sot, e mërkurë 30 shtator 2026: Bricjapi kupton se kush janë njerëzit që i qëndrojnë vërtet pranë

September 30, 2026
Ishte zhdukur prej 30 gushtit, studenti shqiptar në Itali gjendet i pajetë

Ishte zhdukur prej 30 gushtit, studenti shqiptar në Itali gjendet i pajetë

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com