• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vdekja tragjike e 22-vjeçares nga Kenia/ Beqiri: Policia e di kush është autori por e fsheh…

by
28/02/2023 22:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E mbushur me mister dhe me “shpërfillje” nga ana e drejtësisë është vdekja tragjike e 22-vjeçares nga Kenia Joy Ayoko. Edhe pse kanë kaluar shumë muaj që prej denoncimit të rastit ekskluzivisht nga emisioni i Report Tv, “Pa Gjurmë”, blutë nuk kanë ende një përgjigje se çfarë ka ndodhur me të renë keniane. Ayoko vdiq në shtetin e saj, në Kenia, por u mbajt te Trauma për disa muaj me radhë në gjendje kome, çka ka nxitur dyshimet se në fakt ngjarja është duke u fshehur. I njëjti skepticizëm u përcoll sot në Repolitix me gazetarin e Report Tv, Denis Minga ku avokati Idajet Beqiri denoncoi rastin qysh në krye të herës, kur drejtësia heshti. Beqiri tha në Report Tv se 22-vjeçaren e pikasi në një media gjermane, pasi për të kishin hapur një fondacion për ndihmë. Ai u shpreh se kjo ngjarje po fshihet me qëllim nga policia e shtetit, e cila sipas tij e di edhe autorin. Beqiri bën blutë përgjegjës për këtë ngjarje të rëndë.

“Kjo media gjermane s’është se e kishte shpjeguar faktikisht. Më ra në sy fotografia e saj, në gjendje kome… Pra fotografia ishte kapur. Pra ai ishte një lajm jo për të denoncuar por për të kërkuar ndihmë. Ngjarja ka ndodhur në gusht dhe për një çështje nga më të voglat këtu raportohet. Kjuo më çoi në konkluzionin që këtë ngjarje e ka ditur shumë mirë policia, madje di dhe autorin. Por ai që e ka bërë është më pushtet por jo vetëm politik. Policinë e shtetit e mban krimi në fre. Kanë qenë aq të fuqishëm sa t’ua mbyllin gojën edhe mediave. Pra është një krim i rëndë i cili e fundos policinë e shtetit, është përgjegjëse.”- thotë Beqiri.

Avokati gjithashtu u shpreh se edhe në spitalin e ‘Traumës’, vajza nuk ruhej nga policia, por vetëm nga e ëma e saj.

“Ruhej vetëm e ëma. Por nuk ja dhanë ndihën që të shkonte në Itali”- vijon Beqiri.

Edhe për avokatin Arbër Hoxha ngjarja është shumë e rëndë, madje qëllimisht nuk po hetohet. Për Hoxhën, ky është krim pasioni.

“Duhet të ishte me kamera në ambiente publike. Ky është krim pasioni. Ka ndodhru diçka midis kësaj vajzës dhe dikujt tjetër, shkaqe mund të jenë intime… në shenjat dhe në aktet e saj, sidomos poshtë thonjve mund të gjendej edhe akti i agresorit. Gjithashtu edhe telefoni… prodhon sinjal dhe aty mund të krihej gjithë zona për të provuar kush ishte me të. Nëse do kishte një angazhim normal do e zgjidhnin. Fakti që nuk po zbardhet do të thotë se nuk duan të zbardhen.”- thotë Hoxha.

/e.d

Next Post
“Rroftë hipokrizia”/ Ronaldo shpërthen ndaj Oltës: Ajo vetë e ka kërcënuar Kiarën se di gjëra nga jashtë për të

“Rroftë hipokrizia”/ Ronaldo shpërthen ndaj Oltës: Ajo vetë e ka kërcënuar Kiarën se di gjëra nga jashtë për të

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In