• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vdekja politike e Sali Berishës

by Mero Baze
12/12/2021 18:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Të vetmen arritje politike të jetës së tij, Sali Berisha e shkelmoi një ditë më parë. Lëvizja politike e vitit 2005, formula e prurjeve të reja në PD dhe pajtimi me shumicën e të përjashtuarve të PD në vite nga vetë Berisha, zgjoi qysh atëhere një debat të madh, nëse ishte një lëvizje organike e Berishës apo një truk elektoral. Në fakt ishte një lëvizje e detyruar, për të maksimalizuar votat e Partisë Demokratike, e cila, edhe ashtu bashkë me aleatët, mezi arriti 43 për qind dhe arriti të marrë pushtetin falë aleancës me një parti të majtë si Partia Agrare e Lefte Xhuvelit.

Dje Sali Berisha e shkelmoi këtë standart. Për shkak të hallit të tij familjar, si persona të ekspozuar tashmë para drejtësisë shqiptare nga futja në Listën e Zezë të SHBA, ai vendosi ti kthehej çetës së fanatikëve të tij, për të mbijetuar politikisht. Diçka ka arritur. Rrotull tij tashmë janë besnikët e tij, shumica pa vetdije politike, por që kanë lidhur emocionet e jetës së tyre, politikisht me Sali Berishën.

Kjo në të vërtet është partia reale e Sali Berishës, por nuk është më Partia Demokratike, është “Foltorja” e tij. Partia Demokratike nuk ka qenë në asnjë kohë vetëm e tij, por ai është përpjekur ta mbante të tillë duke spastruar gjithçka. Me lëvzijen e djeshme ai bëri nul lëvizjen e 2005, dhe sot ne kemi një Parti Demokratike më të vogël, por të pastruar nga berishizmi dhe pa tumore në trupin e saj.

Sali Berisha është I lirë të konkuroj në politikën shqiptare me “foltoren” e tij besnike. Partia Demokratike për herë të parë ka shansin të provojë të bëhet demokratike, gjithëpërfshirëse dhe me rregulla të forta loje për të mbijetuar në skenën politike shqiptare, jasht ndikimit të Sali Berishës.

Ata që kërkojnë sot që PD të ketë në krye “themeluesit” e saj, apo ata “qëndrestarët” e vitit 97, janë kundër kohës dhe dialektikës së shoqërisë. Shumicën e themeluesve I ka zhdukur vet Sali Berisha dhe për herë të parë mund të rikthehen të votojnë PD tani q ënuk është më ai. Rrethi I nejrëzve që kanë qëndruar larg Pd për shkak të Berishës, është shumë herë më cilësor, shumë herë më democrat dhe shumë herë me më shumë histori se ata që I dhanë stadiumit “Air Albania” pamjen e një landfilli ku ishin depozituar gjithë mbetjet e berishizimit në Shqipëri.

Kjo është sikur ti këkrosh Partisë Socialsite të rikthej Ramiz Alinë I cili ka vdekur dhe fizikisht, apo bashkëpuntorët e tij që janë gjallë. Socialistët kanë ndryshuar dhe garniturën politike të 2005, e jo më të vitit 1991.

Në këto kushte PD ka për herë të parë shansin të reformohet dhe të provojë të jetë e suksesshme si përfaqësuese e një brezi të ri demokratësh, jashtë ndikimit të Sali Berishës, I cili është I vdekur politikisht, juridikisht, dhe është në krye të tyre vetëm fizikisht për hallin e vet.

Ai është aktulaisht siç ka qenë shumë kohë, problemi I Partisë Demorkatike dhe jo rrugëzgjidhja e saj. Me aktin e djeshëm, dhe përpjekjen për të krijuar një situatë jolegjitime rrotull Partisë Demokratike, dhe duke frymëzuar një antiamerikanizëm të pështirë dhe të rrezikshëm për kombin shqiptar, ai shkatërroi çdo gjë politike për të cilën në disa raste kishte kontribuar dhe vet.

Ai tentoi të ik duke djegur shtëpinë e vet. Zakonisht kështu bënin nazistët kur largoheshin nga një vend I pushtuar. Ose të çmendurit kur duan të vrasin veten dhe në fillim I vënë zjarrin shtëpisë.

Next Post
Versioni i ri i Berishës nga “Foltorja” e Floridës: “Me kërkesë të DASH donin që unë të mos futesha në Parlament. Projekti ishte që PD të shndërroheshe në aleatë të PS”

Versioni i ri i Berishës nga "Foltorja" e Floridës: “Me kërkesë të DASH donin që unë të mos futesha në Parlament. Projekti ishte që PD të shndërroheshe në aleatë të PS"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

October 2, 2026
Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

October 2, 2026
Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

October 2, 2026
Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

October 2, 2026
Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

October 2, 2026
Trump: Evropa do të lirojë rezerva të mëdha nafte -

Trump kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare! Nga urdhrat ndaj Netanyahut te thirrja për tërheqjen e shteteve, çfarë rrezikon ICC-ja

October 2, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

October 2, 2026
Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

October 2, 2026
Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

October 2, 2026
Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com