• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vdekja në burg, familjarët e viktimës flasin për vrasje të qëllimshme

by Aalison Pearse Stevens
01/08/2016 12:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy ditë pas vdekjes së 25 vjeçarit Flamur Sulaj nga Miloti, në qelinë e burgut të Shënkollit i përfshirë nga flakët, flasin familjarët e tij.

Babai i viktimës, Nuredin Sulaj në një intervistë për Report TV thotë se djali i tij është vrarë qëllimisht.

Ai mohon që 25 vjeçari të ketë pasur probleme mendore, siç janë shprehur burime pranë burgut të Shënkollit në Lezhë, ndërsa i bën thirrje autoriteteve shtetërore që të zbardhin ngjarjen, pasi siç thotë ai, në mungesë të drejtësisë nga shtetit shqiptar, do t’i drejtohet Gjykatës së Strasburgut.

“Djali im është vrarë qëllimisht, nuk ka patur probleme mendore siç pretendojnë. I kërkoj shtetit që të zbardhë ngjarjen, pasi djalin ma morën të gjallë dhe ma sollën të vdekur. Unë do e kërkoj të drejtën deri në Strasburg”, u shpreh Nuredini.

Edhe vëllai i Flamurit, Agron Sula kërkon zbardhjen e ngjarjes pasi siç shprehet ai ajo që ndodhi brenda burgut është një ngjarje shokuese dhe mjaft e rëndë.

Flamur Sulaj, 25 vjeç, nga Miloti, humbi jetën në burgun e Shënkollit si pasojë e flakëve që përfshinë qelinë e tij. Institucionet përgjegjëse ende nuk kanë një version përfundimtar së kësaj ngjarje të rëndë e cila gati përfundoi në kufijtë e një tragjedie.

Të plagosur mbetën edhe 9 të burgosur të tjerë.

shqiptarja.com/d.i.

Next Post

Dritëhijet e Rrugës së Kombit deri te zhurma për taksën e mirëmbajtjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com