Presidenti Ilir Meta shprehu ngushëllimet me te sinqerta dhe vlerësimet me te larta për ndarjen nga jeta te Major Martin Nikes pak ditë më parë. Duke vizituar familjen Nika sot në Tirane kreu i shtetit shprehu mirënjohjen më të thellë familjareve dhe kolegeve për kontributet e shquara që Major Martin Nika ka dhënë për 30 vite në Gardën e Republikës në mbrojtjen e institucioneve. Martin Nika do të mbetet një shembull i shkëlqyer i profesionalizmit, integritetit dhe modestisë për të gjithë, u shpreh Presidenti Meta.