• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vdekja e turistes ruse në Ksamil, vihet në punë pajisja e ADN-së

by A R
14/08/2017 07:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rivendoset në funksionim pajisja që kryen analizat e ADN-së në laboratorin e Policisë Shkencore në Tiranë.

Pajisja, e cila kryen analizimin e mostrave të ADN-së, ishte dëmtuar në mesin e muajit korrik, duke lënë pezull hetimin e disa çështjeve penale, përfshi edhe atë të vdekjes së turistes ruse në Ksamil. Pajisja analizuese e Policisë Shkencore ishte dëmtuar në një llambë të saj, duke e bërë të pamundur analizimin shkencor, ndërsa ishte e vetmja e këtij lloji në Shqipëri. Për shkak se llamba e re kushton dhe gjendet vetëm në SHBA, zëvendësimi e më pas kalibrimi e montimi i saj ka kërkuar rreth një muaj kohë.

Kjo vonesë ka shkaktuar zvarritje të disa çështjeve penale që janë në hetim dhe që kanë të bëjnë me kryerjen e analizave të ADN-së. Një prej kë- tyre çështjeve është edhe ajo e vdekjes së turistes 15- vjeçare nga Rusia, Ksenia Ryok. Ajo gjeti vdekjen në korrik teksa ishte me pushime në Ksamil, ndërsa policia vendosi në pranga një person të dyshuar për ngjarjen. Ermal Fataj, 31 vjeç, drejtues i një mjeti lundrues me motor që ofronte shëtitje në ishujt e Ksamilit me pagesë, dyshohet se me skafin e tij e ka goditur në kokë dhe kraharor adoleshenten ruse, e cila po notonte pak metra larg bregut të detit në plazh. Në helikat e motorit të skafit që drejtonte 31-vjeçari u pretendua se janë gjetur fije flokësh, të cilat po krahasohen me ato të turistes 15- vjeçare nga Rusia. Vetëm analiza e ADN-së është ajo që përcakton përfundimisht nëse fijet e flokut i përkasin të njëjtit person. Për këtë arsye, nisur edhe nga insistimi i vazhdueshëm i Ambasadës ruse, e cila ka kërkuar zbardhjen e ngjarjes, është vendosur që analiza e parë e ADN-së që do bëhet me pajisjen e rivendosur në punë, të jetë ajo për çështjen e turistes 15-vjeçare.

Rezultati i analizave pritet të dalë brenda pak ditësh, duke përcaktuar më pas edhe fatin e çështjes penale të hapur nga prokuroria e Sarandë ndaj të riut Ermal Fataj. Ndaj tij në datën 24 korrik është vendosur masa e sigurisë arrest me burg për 45 ditë. Ditën e ngjarjes, turistja ruse është larguar me not nga mamaja e saj dhe i ka humbur nga shikimi. Pak minuta më vonë, është konstatuar se vajza pluskonte e pajetë në ujë. Ky fakt është konstatuar nga disa turistë, të cilët kanë njoftuar policinë dhe më pas në vendngjarje është afruar me not edhe nëna e vajzës. “Pas kryerjes së autopsisë, rezultoi se viktima kishte disa gërvishtje të thella në pjesën e kokës, si edhe në pjesën anësore të trupit, të cilat i kanë shkaktuar vdekjen. Grupi hetimor, i drejtuar nga Prokuroria e Sarandës, ka krijuar dyshimet se vajza mund të jetë goditur nga një mjet lundrues që lëviz në atë zonë. Janë këqyrur një numër i madh varkash dhe skafesh që shërbejnë për transportin e turistëve nga bregu për në drejtim të ishujve të Ksamilit. Nga këqyrja rezulton se në helikën e skafit që drejtohej pa licence shërbimi nga shtetasi Ermal Fataj, u gjeten disa fije floku, të ngjashme për nga ngjyra me ato të viktimës 15-vjeçare”, ka thënë Prokuroria./Panorama/b.d

Next Post
Ndryshimi i çmimit të ujit në Tiranë, skema si përfitojnë pensionistët

Ndryshimi i çmimit të ujit në Tiranë, skema si përfitojnë pensionistët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

September 29, 2026
Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

September 29, 2026
Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

September 29, 2026
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

September 29, 2026
Izraeli eliminon komandantin e Hamasit, 6 të vrarë nga bombardimet ajrore në Gaza!

Izraeli eliminon komandantin e Hamasit, 6 të vrarë nga bombardimet ajrore në Gaza!

September 29, 2026
Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

Korrupsioni miliona dollarësh, 2 ish-ministra të qeverisë së Orbánit në telashe, arrestohen nën dyshimet për ryshfete

September 29, 2026
Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

September 29, 2026
“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

September 29, 2026
Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

September 29, 2026
Zelensky: Ukraina e gatshme të respektojë armëpushimin 3-ditor të shpallur nga Putini -

Koreja e Jugut kërkon falje nga Ukraina pasi Zelensky zbuloi transferimin e dy ushtarëve koreano-veriorë!

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com