Prindërit e 18 vjeçarit i cili nga burgu i Shënkollit në Lezhë mbërriti i vdekur ne spital pasditen e së shtunës 1 prill, hedhin akuza për vrasje të djalit të tyre.
Ditën e ceremonisë mortore ato thanë se djali i tyre, Albi Luka nuk ka vuajtur nga asnjë sëmundje dhe nuk besojnë në vetëvrasje. Si provë ata tregojnë shenjat e dhunës në trup dhe në kokë
“Duam drejtësi. Në burg nuk i çojmë t’i rrahin e copëtojnë . Duam rrobat e djalit” thonë prindërit e 18 vjeçarit Albi Luka, nga Fushë Kruja.
Pas denoncimit të prindërve ekspertët e Avokatit të Populli kanë nisur verifikimet e domosdoshme, në përputhje me kompetencat që i njeh ligji.
Ekspertët e Avokatit të Popullit do të kërkojnë informacione nga autoritetet drejtuese të IEVP-së së Shën Kollit, si dhe do të takohen me familjarët e të riut që humbi jetën.
a.ç










