• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vdekja e shqiptarit në burgun e Serbisë, familja: Kemi një inçizim për torturat që i janë bërë!

by A R
08/12/2022 10:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fakte të reja tronditëse mësohen nga vdekja e të riut shqiptar Artan Zymberi i cili ndërroi jetë në burgun “Sremska Mitrovica”.

Xhaxhai i tij, Nagip Zymberi, tregoi se arsyeja pse nipi i tij u arrestua në kufirin Kosovë-Serbi ishin tatuazhet në trup me flamurin kombëtar, si dhe një foto me armë kallashnikov që ndodhej në automjetin me të cilin po udhëtonte drejt Norvegjisë.

“Arrestimi i Artanit ka ndodhur para një vit e dy muaj, përafërsisht. E familjarët e kanë marrë vesh arrestimin e tij diku pas një jave. Pasi e kanë marrë vesh që është arrestuar nga policia serbe dhe është në burg për shkak të automjetit, ku e kishte të fotografinë e një arme kallashnikov, familjarët menjëherë kanë shkuar dhe kanë angazhuar avokat nga Norvegjia. Edukatorja e tij sociale që është që nga fëmijëria, ka intervenuar përmes ambasadës për ta transferuar këndej. Prindërit kishin shkuar në Beograd, kur atij veç iu kish shqiptu dënimi si terrorist shqiptar, për tri vite”, deklaroi Zymber.

Për Telegrafin, ai u shpreh se beson që Artani ka humbur jetën pas torturave që i janë bërë gjatë vuajtjes së dënimit të tij si dhe pas zjarrit që përfshiu burgun më 21 nëntor 2022.

Ai tregoi se kur ka rënë zjarri, dyert e pavijonit kanë qenë të mbyllura tetë orë.

“Më 21 nëntor paska ndodh djegia e burgut në pavijonin numër 2. Ne e kemi lajmëru rastin në Norvegji, pasi Artani është shtetas norvegjez, ka lindur atje. Artani ka pas tatuazh nëpër trup, kallash edhe në kerr po ashtu. Artani ka ardhë nga Serbia për në Kosovë. Në kthim ai është kapur nga policia serbe në kufirin Kosovë-Serbi. Artani ka ndërruar jetë më 21 nëntor. Ai e ka dashur vendin e vet. E ka vizatuar flamurin sipas dëshirës së vet. Si djemtë e rinj që bëjnë tatuazhe. Për mendimin tim ka pas maltretime të mëdha. E fundit ka qenë kur e kanë djeg burgun, e kanë mshelë pavijonin numër 2 për tetë orë. Aty ka pas dhe të burgosur të tjerë, jo vetëm Artani. Nëpër gazeta, serbët e jepnin lajmin se kinse katër gardianë janë lënduar, e për të vdekur nuk kanë raportuar që ka.”

Nagipi shtoi se posedon një audio të bërë nga një i burgosur nga Siria, i cili, sipas tij, ka treguar për torturat që gardianët serbë kanë kryer në burg ndaj Artanit.

“Edhe një incizim e ka vëllai të një siriani, i cili i ka treguar se si e kanë torturuar Artanin në burg. Sa që siç kish thënë siriani, ai s’ka guxu as me u la, pasi në momentin që ia kanë pa tatuazhet e kanë rrehë.”

Ministria e Drejtësisë e Serbisë tha për Radion Evropa e Lirë se Artan Zymberi, shtetas norvegjez me prejardhje nga Kosova, i cili ka vdekur në një burg në Serbi më 27 nëntor, “ka refuzuar të trajtohet për një sëmundje që kishte”.

Mediat në Kosovë, ditëve të fundit, kanë raportuar se familjarë të të ndjerit kanë shprehur dyshime se Zymberi, 28 vjeç, mund të jetë vrarë shkaku i disa tatuazheve në trup, si ato me figurën e Adem Jasharit – i vrarë nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë më 1998 – shqiponjës dhe emblemës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ministria e Drejtësisë e Serbisë njoftoi se nga 3 shkurti i këtij viti, Zymberi ishte duke vuajtur dënimin me burg në Sremska Mitrovicë, me kohëzgjatje prej tre vjetësh e tetë muajsh, për veprën penale: prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve.

Atij, më parë, i ishte shqiptuar masa e paraburgimit, po ashtu në Sremska Mitrovicë, ku ndodhej që nga 29 prilli i vitit 2021.

Nuk është e qartë se si ka ardhur deri tek arrestimi i tij në Serbi.

Ministria serbe tha se kur Zymberi është marrë në mbajtje, ka deklaruar se është duke u trajtuar nga një “lloj i caktuar i sëmundjes”, por ajo tha se nuk mund të specifikojë më shumë, për shkak të Ligjit për të dhënat dhe mbrojtjen personale dhe Ligjit për kujdesin shëndetësor.

Ministria, po ashtu, tha se Zymberi nuk ka pasur me vete dokumentacion mjekësor, por se është kontrolluar disa herë nga mjeku dhe se, në bazë të gjendjes që kishte, merrte terapi adekuate.

Ministria serbe tha se ai kishte “kujdes të plotë mjekësor” dhe “kontroll të rregullt”.

Sipas saj, Zymberi, gjatë vuajtjes së dënimit, ishte referuar disa herë në një spital special të burgut në Beograd.

Ai u tha se ka refuzuar mjekimin dhe ushqimin në disa raste.

Për herë të fundit, ai ka qëndruar në këtë spital special nga 28 korriku deri më 17 shtator të këtij viti.

Pas kësaj periudhe, ai u kthye në burg në Sremska Mitrovicë me udhëzimin për terapi dhe trajtim të mëtejshëm, të cilin “ky i dënuar me vendosmëri e refuzoi”.

“Me të dënuarin është diskutuar disa herë se duke refuzuar terapinë, me dashje rrezikon shëndetin”, thuhet në deklaratën e Ministrisë serbe të Drejtësisë dhënë Radios Evropa e Lirë.

Sipas saj, mjeku ka konstatuar vdekjen e Zymberit më 27 nëntor, në ora 07:15, në shtratin e tij në burgun e Sremska Mitrovicës.

Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë bëri të ditur për REL-in se është njoftuar për vdekjen e Zymberit në burgun në Serbi, por shtoi se “për çdo pyetje për rrethanat e vdekjes, duhet drejtuar autoriteteve serbe”.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës thonë për Gazetën Sinjali se Misioni i Posaçëm i Republikës së Kosovës në Beograd ka kontaktuar me Zyrën Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, për ta konfirmuar rastin.

/a.r

Next Post
Paralajmërimi i Klitschkos: Apokalipsi mund të ndodhë!

Paralajmërimi i Klitschkos: Apokalipsi mund të ndodhë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria është mahnitëse”! Kanye West elektrizon ‘Eagle Stadium’, fansa nga 80 vende mblidhen në Tiranë. Rama ndan pamjet

“Shqipëria është mahnitëse”! Kanye West elektrizon ‘Eagle Stadium’, fansa nga 80 vende mblidhen në Tiranë. Rama ndan pamjet

July 11, 2026
Po ju, e doni Shqipërinë?

Po ju, e doni Shqipërinë?

July 11, 2026
Kavajë, 58-vjeçari humb kontrollin e mjetit, aksidenton për vdekje këmbësoren

U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025

July 11, 2026
Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e zezë”, kërkon hakmarrje edhe ndaj Macron, Starmer e Merz

Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e zezë”, kërkon hakmarrje edhe ndaj Macron, Starmer e Merz

July 11, 2026
BDI proteston në Tetovë, kundërshton vendimin e Kushtetueses për ndryshimin e emrave shqiptarë të rrugëve

BDI proteston në Tetovë, kundërshton vendimin e Kushtetueses për ndryshimin e emrave shqiptarë të rrugëve

July 11, 2026
U gjet i vrarë me armë zjarri brenda makinës në Dukagjin, zbulohet identiteti i viktimës

U gjet i vrarë me armë zjarri brenda makinës në Dukagjin, zbulohet identiteti i viktimës

July 11, 2026
Aksident i rëndë në Elbasan–Peqin, pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

Aksident i rëndë në Elbasan–Peqin, pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

July 11, 2026
VIDEOLAJM/ Koncerti i Kanye West në Tiranë, fansat “pushtojnë” rrugën që të çon drejt stadiumit “Eagle”

VIDEOLAJM/ Koncerti i Kanye West në Tiranë, fansat “pushtojnë” rrugën që të çon drejt stadiumit “Eagle”

July 11, 2026
U fut në lumë për të shpëtuar djalin e mitur por e mori rryma e ujit, humb jetën babai 38-vjeçar në Itali

U fut në lumë për të shpëtuar djalin e mitur por e mori rryma e ujit, humb jetën babai 38-vjeçar në Itali

July 11, 2026
Pamje me dron nga dita e 42-të e protestës në Tiranë, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:30

Pamje me dron nga dita e 42-të e protestës në Tiranë, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:30

July 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In