• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vdekja e Putinit si komedi tiranike

by Frrok Çupi
28/03/2025 11:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Lajmi dje, 27 mars 2025, se ‘ Puitni po vdes”, ka ngjashmëri të frikshme me lajmin e vërtetë të vdekjes së Stalinit në mars 1953. Ngjashmëria e parë se të dy- babë e bir, nga i njëjti komb. Edhe fakti se lajmi për Putinin u mor ‘me lehtësi’, ka prapë lidhje me vdekjen e Stalinit.

Vdekja e Stalinit është trajtuar si një komedi.

Po pse vallë tragjedia e tiranëve luhet në masa si një komedi? Kjo është pjesa enigmatike. Vallë masat të helmuara me jetën e me tiranin nuk u ndjenë kurrë të lirë, dhe prandaj shijojnë komiken në post- jetën e tiranit, si një liri?

Lajmi i Putinit u dha dje nga Zelensky, nga jashtë Moskës, mijëra kilometra larg, në Paris. Lajmi i Stalinit, edhe ky u përhap nga jashtë Moskës, por vetëm disa kilometra larg.

“Diktatori ishte i shtrirë  në dysheme, në një daçë të fortifikuar 84 kilometra larg nga Moska. Shtatë burra e panë dhe heshtën për tri ditë përpara se t’ia jepnin lajmin popullit sovjetik;

Kështu është e shkruar në përmbledhjen e faqes 28 të së përjavshmes Epoca të 7 prillit 1963.

Shtatë burrat ishin shtatë pasuesit e mundshëm të Stalinit. Lufta për pushtet në sy të kufomës së Stalinit, e kthyen post- vdekjen në komedi. Bija e Stalinit, Svetlana, kishte dëgjuar se ‘babai po jep shpirt’, siç zakonisht nuk jepet lajmi i plotë. Ajo vrapoi me një frymë e erdhi në daçë. Anëtarët e Byrosë Politike po dilnin nga daca pas përleshjes për pushtet.

Ishin Molotovi, Beria, Hrushovi, Malenkovi, Mikojani, Bulganini… Ata e dëgjuan si ra rëndë trupi i Stalinit, vunë syrin në vrimën e çelësit, e panë të shtrirë, por askush nuk guxoi të hynte në atë dhomë ku vdiq udhëheqësi. Kushdo që të guxonte do të akuzohej se ‘ ka vrarë Stalinin’. I pari ishte gati Beria të bënte akuzën. I dyti ishte gati Malenkovi të bënte ekzekutimin…

Askush nuk hyri, të gjithë po largoheshin nga vdekja: Sa nga vdekja e Stalinit aq edhe nga rreziku për vdekjen e tyre.

Kur po vraponin të gjithë, Svetllana mbërriti përballë tyre.

-Aaah!, sa mirë që të takojmë- i thanë, me mirësjellje. Po si është babai, si është shoku Stalin?, pyetën të bijën që po vinte.

Komedia arriti kulmin. Anëtarët e Byrosë e lanë Stalinin të vdekur dhe pyetën të bijën që ende nuk e kishte marrë lajmin.

Aty ranë të gjitha maskat e ‘ heronjve’  dhe u zëvendësuan me klounët. Vetë Svetlana, deri në atë sekondë, dhe vëllai i saj alkoolik, kishin qenë idoli i anëtarëve të Byrosë. Nikita Hrushov dhe Beria kishin pas marrë rolin e kujdestarit ndaj bijve të Stalinit. Njërit i i duhej fshehur vesi i keq i alkoolizimit, ndërsa e bija, Svetllana do të bëhej gati të zëvendësonte të atin, Stalinin, në krye të Bashkimit Sovjetik.

Por aty ra gjithçka; secili nisi luftën për vete.

Komedia u luajt nën një ballkon të vogël të shtëpisë s blinduar jashtë Moskës, Dacha Kuntsevo. Aty ku vdiq tirani. Aty ranë edhe planet e Stalinit për të lënë të bijën trashëgimtare.

Derisa erdhi puna që popujt sovjetikë të merrnin lajmin tragjik për ‘ vdekjen e Babait’, e tëra ishte kthyer në komedi dhe luhej në kupolën e lartë të Byrosë Politike.

Për vdekjen e parathënë të Putinit, dje në 27 Mars, gjithë komedia u luajt në marrëdhëniet mes pushtuesit dhe viktimës në ish- Bshkimin Sovjetik. Por edhe më gjerë: Kjo mund të kthehet në komedi mes vetë popujve dhe kontinenteve.

Që në fillim të komedisë shtrohen disa pyetje:

E para, pse vallë për tiranët mund të shkruhen dhe luhen vetëm komedi? Nuk ka bir nëne që të shkruajë a luajë dramë ose triller, ose melodramë, ose koncert, përveçse komedi. Ka një shpjegim: Se dramën nuk e ka pësuar tirani dhe prandaj nuk ka asnjë shenjë në jetën e vet që të ketë përjetuar si  dramë, as si lavdi. Kur ikën tirani nuk ka aq shuma kohë sa të pastrojë atë që lë pas; dhe tirani lë pas pisllëkun, vrasje, vjedhje, tortë, shpifje…, të gjitha sende komike.

Dhe pyetja e dytë:

Pse vallë u dashkan dhënë lajme të gëzuara për vdekjen, qoftë edhe të tiranit?

Presidenti ukrainas Zelensky, dhe tha se pas vdekjes së Putinit ‘punët do të zgjidhen!’. Po pse vallë edhe në këtë shekull duhet pritur vdekja e tiranit që popujt të shpëtojnë prej tij? Kjo është jo komedia, nuk është më komike, por vetë tragjedia.

Edhe ne shqiptarët, mes gjithë popujve të botës, tiranët i kemi gjetur vdekur në shtratin e tyre. E rëndë.

Rëndesë popujsh që zor se kthehet në komedi.

Next Post
VIDEO / Nga nënshtetësia e gruas, te “frika” nga Gaz Bardhi dhe byreku me spinaq! Një rrëfim ndryshe i Bashës

VIDEO / Nga nënshtetësia e gruas, te "frika" nga Gaz Bardhi dhe byreku me spinaq! Një rrëfim ndryshe i Bashës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri pranë QSUT, pallati ishte përfshirë nga flakët edhe në vitin 2021

“Janë përdorur fasada që të mos duken tubat”, inxhinieri: Dominon arkitektura dhe jo standardi i sigurisë

April 15, 2026
“Po i qëndroj presioneve të pacipa të PD”, Salianji: Nuk iki nga partia, s’është pronë private

Salianji: Sali Berisha është i izoluar. Unë kam kontakte me ndërkombëtarët

April 15, 2026
Zjarri në karburantin e Kombinatit, kreu i Zjarrfikëses: Shkak i rrjedhjes së gazit u bë një motor që i kaloi sipër

Pse zjarri tek “Arlis” ishte agresiv? Kreu i Zjarrfikëses: Shtresa e jashtme shpërndau flakët

April 15, 2026
Tragjedia në Turqi, shkon në 9 numri i viktimave. Vendi në zi pas dy sulmeve radhazi

Tragjedia në Turqi, shkon në 9 numri i viktimave. Vendi në zi pas dy sulmeve radhazi

April 15, 2026
Berisha në SPAK për 21 janarin, Zogaj: Ja tri aspektet ku duhet të hetohet

Preç Zogaj: Akuzat e Berishës ndaj kundërshtarëve brenda PD-së janë “telenovelë” e pabesueshme

April 15, 2026
Dekreti për teatrin, Veliaj: Ilir Meta mori ‘copy-paste’ argumentet e PD

“Ka tortura në burgje”, eksperti: Meta dhe Veliaj duhet të lirohen, të shkojnë te familjet

April 15, 2026
Nisma botërore “Water Forward”, Petrit Malaj: Shqipëria e angazhuar për sigurinë e burimeve ujore

Nisma botërore “Water Forward”, Petrit Malaj: Shqipëria e angazhuar për sigurinë e burimeve ujore

April 15, 2026
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn-Vangjeli: Tregoi se sistemi funksionon

Vangjeli: Cilësia e demokracisë në Shqipëri varet nga demokracia e brendshme e partive

April 15, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

“KLGJ është një grup idiotësh”, avokati i Metës: Mbyllën ish-Presidentin në bagazh

April 15, 2026
Lamtumirë Skënder Kamberi! Shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar

Lamtumirë Skënder Kamberi! Shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar

April 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In