• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vdekja e punonjësit në Berat/ Justifikimi i inxhinierit të pyjeve para Gjykatës: Kisha shenjat e COVID, nuk isha në vendngjarje

by Ardit Rada
01/10/2020 17:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Beratit ka shtyrë edhe 20 ditë të tjera masën e sigurisë “arrest në burg” për inxhinierin e pyjeve Karafil Bregu, i cili u arrestua në 28 gusht, një ditë pas vdekjes gjatë punës të punonjësit të Drejtorisë së Bujqësisë në bashkinë Berat, Shkëlqim Metkaj. Inxhinieri Bregu akuzohet për “Shkelje të rregullave të sigurisë gjatë punës”. Sipas organit të akuzës, ai nuk ka marrë masat e mbrojtjes në punë për punëtorët si dhe nuk ka qenë prezent gjatë punës kur u rrëzua punonjësi Shkëlqim Metkaj, i cili ndërrojë jetë gjatë rrëzimit nga pema që po priste.

Gjyqtarja Klejda Çapja, ka vendosur ta shtyjë edhe 20 ditë masës e sigurisë “arrest në burg” për Bregun, deri në plotësimin e të gjitha veprimeve hetimore për inxhinierin e pyjeve në Bashkinë Berat. Edhe në këtë seancë të dytë të masës së sigurisë për Bregun, avokati i tij mbrojtës ka kërkuar caktimin e një mase më lehtësuese. Ai e ka argumentuar kërkesën e tij për ndryshimin e masës së sigurisë me pretendimin se Bregu është arrestuar në mënyrë të paligjshme. Sipas avokatit mbrojtës, Bregu nuk ka qenë në punë ditën që ndodhi ngjarja e rëndë por ka qenë i karantinuar në banesën e tij në lagjen “Uznovë”, për shkak se kishte shfaqur shenja të Covid-19 dhe ishte në pritje të përgjigjes së tamponit të bërë.

Ngjarja e rëndë për të cilën akuzohet inxhinieri i pyjeve Karafil Bregu ndodhi në 27 Gusht 2020 në vendin e quajtur “Ura e Goricës” në Berat. Punonjësi i Drejtorisë të Bujqësisë në bashkinë Berat, Shkëlqim Metkaj ishte duke prerë një lis shekullor, degët e të cilit po binin në rrugë, duke u shndërruar në rrezik për kalimtarët dhe automjetet. 46-vjeçari Metkaj, babai i dy fëmijëve, ra nga pema dhe gjeti vdekjen e menjëhershme.

/e.rr

Next Post
Spanja jep ‘OK’ për testimin e vaksinës së Johnson & Johnson/ Franca po përballet me një situatë të paprecedentë nga COVID

Vaksina e gripit të mbron për 1 vit / Specialistët: Duhet të kryhet që nga foshnjet 6-muajshe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha “braktis” thirrjet për protesta, rikthehet te bashkëbisedimi live me qytetarët në rrjetet sociale

Berisha “braktis” thirrjet për protesta, rikthehet te bashkëbisedimi live me qytetarët në rrjetet sociale

November 14, 2026
20 milionë dollarë të sekuestruara në Hungari, paratë ishin groposur në pyje e fshehur në magazina, hetimet çojnë te ish-ministri i Orbanit

20 milionë dollarë të sekuestruara në Hungari, paratë ishin groposur në pyje e fshehur në magazina, hetimet çojnë te ish-ministri i Orbanit

November 14, 2026
Operacioni “Hijet e Natës” zbulon pesë vjedhje makinash në Fier! Arrestohet 51-vjeçari, dy bashkëpunëtorë në kërkim

Operacioni “Hijet e Natës” zbulon pesë vjedhje makinash në Fier! Arrestohet 51-vjeçari, dy bashkëpunëtorë në kërkim

November 14, 2026
Klosi hap punimet e Asamblesë dhe i jep fjalën Ramës, kryeministri kërkon që pjesa e parë të zhvillohet me dyer të mbyllura

Klosi hap punimet e Asamblesë dhe i jep fjalën Ramës, kryeministri kërkon që pjesa e parë të zhvillohet me dyer të mbyllura

November 14, 2026
Plagosën rëndë 38-vjeçarin me mjete të forta në Mirditë, në pranga 23-vjeçari, i vëllai ende në kërkim

Plagosën rëndë 38-vjeçarin me mjete të forta në Mirditë, në pranga 23-vjeçari, i vëllai ende në kërkim

November 14, 2026
VIDEO/ Asambleja e PS-së në Lalëz, mbërrijnë ministrat dhe deputetët

VIDEO/ Asambleja e PS-së në Lalëz, mbërrijnë ministrat dhe deputetët

November 14, 2026
S’ka kuorum në Kuvendin e Kosovës, shtyhet seanca për projektligjin që synon kufizimin e mandatit të Gjykatës Speciale

S’ka kuorum në Kuvendin e Kosovës, shtyhet seanca për projektligjin që synon kufizimin e mandatit të Gjykatës Speciale

November 14, 2026
Sot Asambleja e PS-së, zbardhet letra e Veliajt për anëtarët: Partia Socialiste është më e madhe se kryetari i saj!

Sot Asambleja e PS-së, zbardhet letra e Veliajt për anëtarët: Partia Socialiste është më e madhe se kryetari i saj!

November 14, 2026
Trump pezullon sanksionet e reja kundër Rusisë të miratuara nga Kongresi

Pas ndërprerjes së fluturimeve në SHBA, Trump kërkon 30 miliardë dollarë për modernizimin e kontrollit ajror, ja çfarë pritet të ndryshojë

November 14, 2026
Takimi historik Trump-Putin-Xi Jinping, Irani dhe armët bërthamore në qendër të diskutimeve, zbulohet çfarë do të ndodhë me Ukrainën

Takimi historik Trump-Putin-Xi Jinping, Irani dhe armët bërthamore në qendër të diskutimeve, zbulohet çfarë do të ndodhë me Ukrainën

November 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In