Katër anëtarët e familjes mbretërore janë pritur me një ndjesi të ngrohtë nga turmat me njerëz të mbledhura në portat e Kështjellës Windsor.
Të pranishmit qëndruan të heshtur si shenjë respekti, ndërsa çiftet bënin homazhe për Mbretëreshën, përpara se njerëzit të shpërthenin në duartrokitje dhe brohoritje teksa afroheshin.
Princi Harry dhe Meghan, Duka dhe Dukesha e Sussex-it, kanë shtrënguar duart me dashamirësit që janë rreshtuar përgjatë rrugës për në Kështjellën Windsor.
Shumë prej të pranishmëve janë fëmijë me lule./m.j