• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Konspiracioni: 3 shtete ballkanike nën sulmin e hakerave, eksperti i kriminalistikës tregon kush fshihet pas Iranit

by Java News
10/09/2022 19:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eksperti Fabian Zhilla thotë se Shqipëria nuk është i vetmi objektiv i sulmeve kibernetike në rajon.

Në një intervistë për Euronews Albania ai tregoi se në fokusin e sulmeve kibernetike gjatë 24 orëve të fundit ka qenë edhe Kosova, ku siç tha është sulmuar platforma e ngjashme me e-Albania shqiptare.

Sipas tij, sulmi i fundit kibernetik ka qenë i koordinuar mes Iranit dhe shërbimeve sekrete ruse, çka e vë Shqipërinë dhe Kosovë në fokus të këtyre sulmeve.

“Nuk është vetëm Shqipëria në fokusin e sulmeve, është edhe Kosova. Nuk kemi thjesht një sulm iranian. Fakti që është përfshirë edhe Kosova, të dyja janë në fokus të sulmeve të koordinuara ruse dhe iraniane”, tha eksperti.

Kryeministri Edi Rama njoftoi mëngjesin e së shtunës se hakerat iranianë kanë sulmuar sistemin TIMS.

Edhe faqja zyrtare e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në Maqedoni të Veriut është përballur me sulm kibernetik këtë të shtunë.

Prej disa orësh në faqen e kësaj ministrie shihet mesazhi, “Hakuar nga ekipi grek i hakerëve Netëatchers” ndërsa në rast të klikimit në faqe paraqitet një video në YouTube me titullin “Maqedonia e famshme”./m.j

Next Post
Një nga të ftuarit e Mbretëreshës zbulon bisedën e fundit me të: Folëm për jetën e përtejme. Ishte në formë të shkëlqyer, por e brishtë. Më tha se…

Një nga të ftuarit e Mbretëreshës zbulon bisedën e fundit me të: Folëm për jetën e përtejme. Ishte në formë të shkëlqyer, por e brishtë. Më tha se…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com