• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vdekja e Mino Raiola-s trazon merkaton e transferimeve/ Çfarë do ndodhi me klientët e tij në futboll

by Java News
30/04/2022 21:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Vdekja e Mino Raiola-s trazon merkaton e transferimeve në futboll

Mino Raiola i njohur si “super agjenti”, pasi menaxhonte disa prej yjet e futbollit botëror ndërroi jetë këtë të shtunë pas disa problemeve shëndetësore.

54-vjeçari ishte një agjent i profilit të lartë. Erling Haaland, Paul Pogba, Zlatan Ibrahimovic, Marco Verratti, Matthijs de Ligt dhe Gianluigi Donnarumma përfaqësoheshin nga ai.

Presitgjozja “Forbes” vlerësoi vitin e kaluar se pasuria personale e Raiola-s ishte rreth 62 milionë funte.

Është raportuar se Raiola fitoi deri në 20 milionë funte nga shitja prej 89 milionë funte e Pogba-s nga Juventus-i te Manchester United në vitin 2016.

Teksa vetëm pak muaj na ndajnë nga merkato verore, gjithçka ishte duke lëvizur për disa nga yjet që përfaqësonte Raiola. Me fokus te Haaland dhe Pogba.

Haaland kërkohet nga një pjesë e mirë e klubeve të mëdha evropiane si Real Madrid, Barcelona, Manchester City, Manchester United, PSG dhe Bayern Munich.

Deri më tani ishte Raiola që nuk kishte vendosur se ku do të shkonte klienti i tij. Ai u kërkonte klubeve shuma të mëdha, ndërkohë që negociatat vijonin. Tashmë kjo çështje pritet të marrë tjetër rrjedhë.

Pogba është në merkato përsëri. Ai përfundon kontratën me United në verë. Juventus, PSG dhe Real Madrid janë vënë në garë për transferimin e tij.

Gjithashtu Ibrahimovic përfundon kontratën me Milan-in. Ndërsa, Stefan de Vrij kërkon të largohet nga Inter-i në fund të këtij sezoni.

Situata e dy italianëve të PSG-së, Verratti dhe Donnarumma nuk është ende e qartë. Kjo pasi në media është raportuar se të dy dëshirojnë të largohen.

Ndarja nga jeta e Raiola-s nga shumëkush shikohet si fillimi i një “trazire” në tregun e transferimeve.

 

Next Post
Kokaina lum në Belgjikë-Shqipëri-Itali/ Gjykata italiane i jep dënimin bandës shqiptare!

Kokaina lum në Belgjikë-Shqipëri-Itali/ Gjykata italiane i jep dënimin bandës shqiptare!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hita takim me strukturat në Elbasan, Berat dhe Kukës: Siguria dhe qytetarët, prioritet

Hita takim me strukturat në Elbasan, Berat dhe Kukës: Siguria dhe qytetarët, prioritet

September 6, 2026
DETAJE / Kush janë të arrestuarit në Sarandë? Grupi i drogës drejtohej nga Altin Arapi…

DETAJE / Kush janë të arrestuarit në Sarandë? Grupi i drogës drejtohej nga Altin Arapi…

September 6, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 7 Shtator 2026

September 6, 2026
Rama: Është një eksperiment social dhe ekonomik që një kryeqytet të drejtohet pa kokë!

Rama: Është një eksperiment social dhe ekonomik që një kryeqytet të drejtohet pa kokë!

September 6, 2026
Nis evidentimi i dëmeve pas zjarreve, Gogu: Ditë të vështira për shumë komunitete

Nis evidentimi i dëmeve pas zjarreve, Gogu: Ditë të vështira për shumë komunitete

September 6, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

September 6, 2026
Sarandë/Goditet grupi për shpërndarjen e lëndëve narkotike, 20 persona në pranga

Sarandë/Goditet grupi për shpërndarjen e lëndëve narkotike, 20 persona në pranga

September 6, 2026
Mrekulli në Nepal, 64-vjeçarja gjendet e gjallë pas më shumë se 10 ditësh nën baltë

Mrekulli në Nepal, 64-vjeçarja gjendet e gjallë pas më shumë se 10 ditësh nën baltë

September 6, 2026
Berisha në SHBA, takimi me shqiptarët në New Jersey: Rama po zbraz Shqipërinë

Berisha në SHBA, takimi me shqiptarët në New Jersey: Rama po zbraz Shqipërinë

September 6, 2026
Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Himara ‘merr frymë’, kritike situata në Shkodër dhe Fier

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Himara ‘merr frymë’, kritike situata në Shkodër dhe Fier

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com