• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vdekja e Mino Raiola-s, familja merr vendimin ekstrem për funeralin e ‘bosit’ të yjeve të futbollit

by A R
04/05/2022 15:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Varrimi i Mino Raiola, agjentit të shumë kampionëve të futbollit, i cili vdiq pasditen e së shtunës në moshën 54-vjeçare, pas një sëmundjeje të gjatë dhe të dhimbshme, do të bëhet në mënyrë rigoroze konfidenciale.

Dita, ora dhe vendi ku do t’i jepet lamtumira e fundit Mino Raiola-s nuk do të bëhen publike. Një zgjedhje, ajo e të afërmve të agjentit të njohur, në përputhje me konfidencialitetin e dëshiruar dhe mbajtur nga vetë Raiola dhe shoqëruesit e tij në muajt e fundit të jetës, gjatë përballjes së pasukseshme me sëmundjen e rëndë.

Disa nga frazat më të famshme të Raiola-s

Mino Raiola, agjenti i njohur i futbollit, i cili vdiq në moshën 54-vjeçare, nuk e “kafshoi” kurrë gjuhën dhe la disa fraza, që mbahen mend mirë. Një njeri me karakter, që nuk iu shmang kurrë përballjes dialektike.

“Duelet” me Guardiolën

Marrëdhënia mes Mino Raiolës dhe Pep Guardiolës ishte e tensionuar që kur Ibrahimovic u largua nga Barcelona, me trajnerin katalanas në atë kohë në stolin blaugrana. “Pep si trajner është fantastik. Si njeri, ai është një zero absolute. Ai është një frikacak, një qen”, – pati thënë agjenti për gazetën “Mirror”. “Cruyff dhe Guardiola duhet të shkojnë së bashku në një spital psikiatrik, të mbyllen atje dhe të luajnë letra”, – pati thënë ai në një moment tjetër.

Balotelli

Mario Balotelli ishte një nga lojtarët që ai përfaqësoi. Italiani, në qendër të polemikave të vazhdueshme, u fshikullua me raste edhe nga vetë Raiola. “Unë e kam zgjidhjen, do t’ia pres gjuhën”, – tha agjenti pas njërit prej përjashtimeve të tij.

Jurgen Klopp

Klopp u shigjetua verbalisht nga Mino Raiola për trajtimin që i bëri sulmuesit italian (Balotelli) gjatë qëndrimit te Liverpool. “Në fund të ditës, drejtuesit e Liverpool-it pranuan se Klopp ishte i padrejtë. Unë nuk do ta gjykoj atë si trajner, megjithëse për mua është një teknik i madh, por nuk mendoj se e kuptoi që po flasim për një njeri. Mario ishte shembullor, nuk ankohej kurrë kur duhej të stërvitej. Vetëkuptohet që Klopp ishte i padrejtë; ishte një m*t”, – pati thënë Raiola.

Barcelona

Barcelona ishte objektivi i sarkazmës së tij për shkak të situatës së Ibrahimovic, gjatë atij sezoni të suedezit me skuadrën katalanase: “Unë nuk kam respekt për një klub që nuk ka respektuar një nga lojtarët e mi”.

Kombëtarja italiane

Nganjëherë, ai nuk kishte mëshirë as për axurrët: “Ne kemi një kombëtare italiane të neveritshme, shumë të dobët, që nuk e ka idenë se çfarë të bëjë”.

FIFA

“Është si një diktator komunist që i thotë popullit se çfarë duhet të bëjë në çdo kohë. Populli tashmë e ka kuptuar se çfarë është. Opozita është frontale dhe transparente. Ne po punojmë me federatën zvicerane, sepse duam ta luftojmë atë nga këtu, nga Zvicra, ku është FIFA”, – do të shprehej Raiola para pak vitesh.

Ibrahimovic dhe Donnarumma

Jo gjithçka është përballje, ka edhe lëvdata të mëdha, fraza që kanë hyrë në histori si ajo që tha për Zlatanin: “Ibrahimovic është si Mona Lisa”. E njëjta gjë ndodhi me një tjetër nga lojtarët që ai përfaqësonte: Donnarumma. Ai tha për portierin italian: “Është i mirë si një Modigliani”, duke iu referuar punës së piktorit dhe skulptorit në fjalë.

/a.r

Next Post
Shqiptarët nuk “vënë mend”! Nuk i sigurojnë pronat dhe jetën as pas tërmetit dhe pandemisë

Shqiptarët nuk "vënë mend"! Nuk i sigurojnë pronat dhe jetën as pas tërmetit dhe pandemisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtyhet vizita e të dërguarve amerikanë në Moskë, përshkallëzohet përballja Rusi–Ukrainë

Shtyhet vizita e të dërguarve amerikanë në Moskë, përshkallëzohet përballja Rusi–Ukrainë

August 24, 2026
Në aksion për inspektimin e lidhjeve të paligjshme, qëllohen me armë zjarri punonjësit e ujësjellësit në Mitrovicë

E rëndë në Kosovë, vritet gruaja shtatzënë, plagoset rëndë një person

August 24, 2026
Midis heshtjes së politikës dhe zërit të një brezi të ri

Mesazhi i unitetit në një kohë përçarjesh

August 24, 2026
Euro vijon rënien në nivele historike! Leku i fortë edhe përballë monedhave të tjera

Kursi i këmbimit, sa shiten dhe blihen euro, dollari dhe monedhat e tjera sot

August 24, 2026
Horoskopi javor sipas Paolo Fox për datat 18 deri me 24 Prill 2022

Horoskopi i Paolo Fox për sot, e hënë 24 gusht 2026: Peshqve u zgjohet sërish pasioni

August 24, 2026
Gati 32% e shqiptarëve në pasiguri ushqimore? Çfarë tregon raporti i FAO-s

Gati 32% e shqiptarëve në pasiguri ushqimore? Çfarë tregon raporti i FAO-s

August 24, 2026
E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi, videoja tregon lëvizjet e Altinit para se t’i merrte jetën Luljetës

E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi, videoja tregon lëvizjet e Altinit para se t’i merrte jetën Luljetës

August 24, 2026
Biznesmeni rrëzohet nga varka në detin Jon, nuk gjendet. Gruaja e tij e dëgjoi duke bërtitur “fikeni motorin!

Biznesmeni rrëzohet nga varka në detin Jon, nuk gjendet. Gruaja e tij e dëgjoi duke bërtitur “fikeni motorin!

August 24, 2026
Intervista/ Zef Mazi: Procesi i integrimit në BE është si një ngjitës për Ballkanin Perëndimor

Përplasja për Rendin e Ri Botëror: Nga “Lufta e Ujit” në Ibër te Krisja e Hegjemonisë me Iranin dhe Rusinë

August 24, 2026
Përplasen dy Jet Ski në liqenin e Kukësit, dy persona dërgohen në spital

Përplasen dy Jet Ski në liqenin e Kukësit, dy persona dërgohen në spital

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com