• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vdekja e minatorit/ ‘Bosët e LSI që kanë miniera paguajnë nën dorë inspektorët e punës’

by Java News
16/11/2017 10:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, Kol Nikollaj ka reaguar pasi një minator 20 vjeç humbi jetën ditën e djeshme në minierën e Bulqizës.

Në një postim në rrjetin social ai bën përgjegjës për vdekjen e 20-vjeçarit Inspektoriatin e Punës, dhe njëherësh kërkon edhe ndërhyrjen e kryeministrit Rama për këtë çështje.

Nikollaj paralajmëron se protestat e Konfederatës së Sindikatës do ta zgjojnë nga gjumi edhe Inspektoriatin edhe qeverinë.

Në postimin e tij, kreu i sindikatave ka sulmuar edhe kryetaren e LSI, teksa thotë që “Kryemadhi ti udhëzojë bosët e saj në LSI e Tepsi që kanë miniera të përmirësojnë kushtet dhe të mos paguajnë nën dorë inspektorët e punës për të bërë një sy qorr e një vesh shurdh”.

Nikollaj ka kërkuar nga Inspektorati i punës që të ushtrojë kontrolle të rrepta nëpër miniera, por deri më tani nuk është bërë asgjë. Njëherësh  Nikollaj ka akuzuar fort se barbaria makutëria dhe krimi që ka zaptuar Bulqizën.

Postimi i plotë Nikollajt në rrjetin social:

Minatorin në Bulqizë e vrau Inspektoriati i Punës, Rama të ndërhyjë!

Ende pa u tharë njollat e gjakut të 30 vjecarit, Eris Keta, që humbi jetën 20 ditë më parë në minierën e Bulqizës, sot shënohet viktima e radhës, ndërsa shteti vijon të heshtë përballë kësaj barbarie që po na vë një damkë turpi si shoqëri.

Eduart Dama vetëm 20 vjeç është viktima e radhës në minierat shqiptare, teksa sot e zu poshtë një masiv dheu në zonën D në xhunglën e Bulqizës.

Ngushëllimet me të sinqerta në emër të të gjithë minatorëvë shqiptarë i kam për familjen Dama që sot po përjeton një tragjedi të vërtetë, ndërsa urimi im është që fajtorët të ndëshkohen

Me datë 4 nëntor përmes medias për këtë çështje I kam bërë apel Inspektoriatit Shtetëror të Punës të shtojë kontrollet në minierat shqiptare, por ankesat e Konfederatës së Sindikatës ranë në vesh të shurdhër.

Fatkeqësisht tragjedia e paralajmëruar prej meje ndodhi, sot një familje fut nën dhe djalin e saj 20 vjeç, ndërsa me dhjetra familje të tjera luten që fëmijët e tyre të mos kenë fatin e Eduart Damës.

Shkaktari kryesor I vdekjes së Eduart Damës është inspektoriati Shtetëror I Punës, I cili në asnjë moment nuk është në lartësinë e duhur për të kryer misionin e tij.

Është e turpshme dhe çnjerëzore që po e lëmë vetën të na mundë barbaria makutëria dhe krimi që ka zaptuar Bulqizën.

Qeveria Rama duhet të marrë masa urgjente, teksa I bëj me dije se protesatat e Konfederatës së Sindikatës do ta zgjojnë nga gjumi edhe Inspektoriatin edhe qeverinë.

Ftoj organet ligjzbatuese te nisin hetimet ndaj Inspektoriatit të Punës e mos ta lënë çështjen të shkojë në vetgjyqësi.

Ndërkohë jo më kot këto ditë I kamë bërë apel zonjës Kryemadhi të mos bëjë politike me statusin e minatorit, pasi politika e tyre ditore për një çështje kaq të rëndësishme ka pasoja fatale në jetë njerëzish.

Kryemadhi ti udhëzojë bosët e saj në LSI e Tepsi që kanë miniera të përmirësojnë kushtet dhe të mos paguajnë nën dorë inspektorët e punës për të bërë një sy qorr e një vesh shurdh.

Partisë Demokratike I bëj thirrje të zgjohet pasi çështja e stastusit të minatorit është e një rëndësie të veçantë, ndaj ti lenë pazaret dhe të bashkohen në këtë kauzë për ta finalizuar me miratim.

a.ç

Next Post
Rama ironizon Klevis Balliun: Na fut mik babin te presidenti…(dhe disa batuta me deputetët e tjerë)

Rama prezanton Buxhetin 2018: Në thelb shtetbërja, mirëqenia dhe punësimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In