• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vdekja e Lear Kurtit, dëshmojnë mjekët e Traumës: Mbërriti i pajetë në spital

by A R
31/10/2022 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria ka marrë dëshminë e 6 mjekëve dhe infermierëve, lidhur me hetimet që po kryen për vdekjen e të riut 32-vjeçar Lear Kurti.

Sipas Klan News, në dëshminë e tyre bluzat e bardha mësohet të jenë shprehur se i riu ka mbërritur i pajetë në spital .“I dhamë ndihmë, por nuk mbijetoi”, mësohet të kenë thënë ata në dëshminë e tyre.

Prokuroria po ashtu po ekzaminon pamjet e kamerave të sigurisë të Spitalit të Traumës. Veprimet e organit të akuzës, synojnë të hedhin dritë mbi një pjesë tjetër të hetimit që lidhet me gjendjen në të cilën ka shkuar ai në spital dhe mbi veprimet e mjekëve.

Më herët, për vdekjen e Kurtit, i cili ndërroi jetë më 19 Tetor pas shoqërimit nga policia, në pyetje u morën 7 punonjësit e policisë të përfshirë me veprime në ndalimin e 32-vjeçarit, por edhe dëshmitarë në ambientet e Komisariatit nr 3.

Gjithashtu, janë tërhequr materialet pranë sallës operative dhe janë marrë dëshmitë e punonjësve të turnit, të cilat dokumentojnë thirrjet për patrulla ndihmëse dhe për ambulancën, bërë nga efektivët e policisë.

Vendimtare për konkluzionet e hetimeve mbeten përgjigjet përfundimtare të autopsisë për shkakun e vdekjes. Prokuroria po heton për akuzën e veprimeve arbitrare dhe mosdhënie të ndihmës, por nuk ka emra të regjistruar si të dyshuar.

/a.r

Next Post
“Buxheti 2023 mbështet rritjen e pagave për mjekët, zgjerimin e listës së barnave falas, investimet dhe…”

"Buxheti 2023 mbështet rritjen e pagave për mjekët, zgjerimin e listës së barnave falas, investimet dhe..."

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com