Ajo që rrëzoi avionin me të cilin po udhëtonte shefi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, ishte ndoshta një shpërthim në bordin e avionit i shkaktuar nga një bombë ose pajisje tjetër e vendosur në aeroplan.
Kështu raporton New York Times duke cituar zyrtarë amerikanë dhe perëndimorë, sipas të cilëve Presidenti Vladimir Putin urdhëroi shkatërrimin e avionit në një përpjekje për të vrarë Prigozhin./m.j